Lexoni: Facebook do të lançojë monedhën dixhitale Libra vitin tjetër
CRTL-Labs me vendndodhje në New York, ka mbledhur 60 milionë euro nga investitorë si Google dhe Amazon.
Thomas Reardon është themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i CTRL-Labs, që do të bashkëpunojë me Facebook.
Rripi i CTRL-Labs do të dizenjohet për të ‘dekoduar’ sinjalet që dërgohen nga neuronet në palcën kurrizore, që i tregojnë muskujve të trupit të njeriut se si duhet të lëvizin. Sinjalet, do të përkthehen në sinjale dixhitale që një pajisje mund t’i kuptojë.
Lexoni: Produkti i ri i Facebook-ut mund të jetë më i dobishmi
Ky rrip, i kupton qëllimet tuaja në mënyrë që ju të keni mundësinë të bëni një fotografi me ndonjë mik tuajin duke përdorur një lëvizje të paperceptueshme.
Ky rrip i dorës, për një kohë të caktuar nuk mund të vihet në përdorim nga konsumatorët, bazuar në njoftimin e një përfaqësuesi të Facebook, që ka thënë se është disa vjet larg të qenit në dispozicion për konsumatorët.
Shikoni një video të CEO-s së CTRL-Labs, Thomas Reardon, duke demonstruar teknologjinë:
https://www.youtube.com/watch?v=D8pB8sNBGlE
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto