Eksportet bujqësore rritje drejt objektivit 1 miliard dollarë - Business Magazine Albania

Eksportet bujqësore rritje drejt objektivit 1 miliard dollarë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka deklaruar se eksportet bujqësore shqiptare gjatë 8-mujorit të këtij, shënuan rritje me 17,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një status në rrjetet sociale zonja Denaj njofton se ato arritën në vlerë, 38,4 miliardë lekë, nga 32,7 miliardë lekë që ishin në 8-mujorin 2022.

Ecuria dhe rritja e vazhdueshme e eksporteve është pasqyrë e qartë e njerëzve të punës në bujqësi dhe suksesit të politikave të qeverisë për sektorin, të cilat na sjellin më afër me objektivin 1 miliard dollarë eksporte bujqësore deri në vitin 2030,” shkruan ministrja Denaj.
Lexo: Sulm kibernetik institucioneve shqiptare

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në kanale vaditëse dhe kullimi, përmes skemës kombëtare ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0