Disa teknika japoneze për të luftuar dembelizmin - Business Magazine Albania

Disa teknika japoneze për të luftuar dembelizmin

Janë të thjeshta dhe nuk kushtojnë. Mjafton t’i ndjekësh si përqasje, që nga zgjimi, e deri tek ushqyerja apo mënyra sesi punon.IKIGAI- Zbulo qëllimin tënd në jetë dhe gjej diçka që të bën të zgjohesh nga gjumi çdo mëngjes, sepse pikërisht ky qëllim do të të mbushë me energji.

KAIZEN- Fokusohu në arritjen e qëllimeve të vogla çdo ditë, në vend që të provosh t’i bësh të gjitha njëherësh.

TEKNIKA POMODORO- Puno për 20 minuta pa shpërqendrime. Bëj një pushim për 5 minuta dhe pastaj përsërite. Kjo është mënyra më e mirë për të bërë më shumë gjëra në më pak kohë.
HARA HACHI- Mos e mbingarko veten me ushqim. Kur je ngopur 80%, ndalo së ngrëni. Kjo do të t’i shtojë energjitë.

SHOSHIN- Nise çdo detyrë si të ishe fillestar, me të njëjtin kuriozitet, sikur po e bën për herë të parë.

WABI-SABI- Përqafoje joperfeksionin, në vend që të kapesh çdo ditë pas detajeve të vogla. Të veprosh është shumë më mirë sesa të presësh për të ardhur momenti i duhur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0