Disa kompani i mbyllin plotësisht zyrat për një kohë të caktuar- Business Magazine Albania

Disa kompani i mbyllin plotësisht zyrat për një kohë të caktuar, për t’u dhënë punonjësve një shans për t’u shlodhur

Disa kompani i mbyllin plotësisht zyrat për një kohë të caktuar, për t’u dhënë punonjësve një shans për t’u shlodhur

Sipas një sondazhi të fundit, shumica e punonjësve në SHBA, thonë se nuk shkëputen plotësisht nga puna dhe 17% thonë se qëndrojnë plotësisht të lidhur, kur janë larg punës. Disa kompani i mbyllin plotësisht zyrat për një kohë të caktuar, për t’u dhënë punonjësve një shans për t’u shlodhur.

Përfitimet e kohës larg punës

Më shumë punëdhënës po e njohin nevojën për të reduktuar burnout të punonjësve, pasi punonjësit raportojnë në përgjithësi shëndet më të mirë mendor, rritje të kënaqësisë në kompani dhe të angazhim më të madh pas kthimit nga pushimet.

Megjithatë, është ende sfidë për shumë punonjës, që të shkëputen nga zyra.

Më shumë se gjysma, 55% e punonjësve amerikanë, thonë se nuk shkëputen plotësisht nga puna e tyre dhe 17% thonë se qëndrojnë plotësisht të lidhur edhe kur ndodhen larg zyrës, sipas një sondazhi të kryer nga The Harris Poll me më shumë se 2,000 punonjës në emër të Ceridian, një kompani e teknologjisë së burimeve njerëzore.

“Për të ruajtur shëndetin tuaj të përgjithshëm, ju duhet t’i jepni vetes kohë për t’u shlodhur dhe rifituar energjitë, kohë për të rimbushur veten dhe kohë për t’u shkëputur,” tha Michelle Bonam, zëvendëspresidente e Ceridian për efektivitetin organizativ.

Pse disa profesionistë nuk marrin pushime

Frika nga humbja e mundësive në punë, është një arsye pse shumë profesionistë qëndrojnë të lidhur ose nuk marrin kohë pushimesh.

“Kultura e pagesës për performancës në SHBA, nxit besimin se ju ndikoni negativisht në performancën tuaj, nëse humbisni një mundësi ndërsa shpenzoni kohë larg punës,” tha Langsett.

Ngarkesat e shtuara të punës pas kthimit dhe pritshmëritë për të marrë pjesë në takime dhe për t’iu përgjigjur emaileve, gjithashtu pengojnë shumë profesionistë të marrin kohë për t’u shkëputur.

Stresi rreth shtimit të pushimeve nga puna, mund të rrisë gjithashtu frikën.

Lexo:13% e të rinjve 25-29 vjeç nuk duan të punojnë

Praktikat më të mira për të ndihmuar punonjësit të shlodhen

Udhëheqësit duhet të japin udhëzime të qarta se si do të kryhet puna.

“Në thelb, puna juaj nuk do të ekzistonte nëse ai rol nuk do të ishte i nevojshëm brenda organizatës,” tha Bonam. “Punoni me punonjësit, për t’i bërë të ditur nëse diçka është vërtet kritike dhe keni vërtet nevojë që ata të përgjigjen, se si do t’i kontaktoni ndërsa ata janë me pushime.”

Menaxherët, duhet gjithashtu të identifikojnë njerëzit, që mund të marrin vendime në mungesë të dikujt.

Përfitimet dhe sfidat e punës në distancë

84% e punonjësve të anketuar, thonë se puna në distancë e bën më të lehtë shkëputjen dhe pushimin. Ana e kundërt e kësaj, është se gjithashtu e bën më të vështirë shkëputjen plotësisht.

Ceridian u siguron punonjësve dy ditë mirëqenieje në vit, kur pothuajse e gjithë kompania merr një ditë pushimi.

Po punohet gjithashtu për të vendosur “ditët e rifreskimit” në nivel ekipi.

“Në këtë mënyrë, të paktën njerëzit me të cilët punoni ngushtë, në mënyrë të vazhdueshme, ata janë të gjithë pushim në atë ditë dhe kjo rezulton në një shkallë më të lartë shlodhjeje në ato ditë,” tha ajo.

Bonam tashmë ka bërë një pushim njëjavor dhe ka planifikuar një pushim tjetër për vjeshtën.

/ CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0