Dëshironi të filloni një biznes? Pyetni veten pse

Dëshironi të filloni një biznes? Pyetni veten pse


Nga Abdo Riani, sipërmarrës

Kam zbuluar se ndryshimi midis të dyve nuk janë resurset, këmbëngulja apo mbështetja. ’Është arsyeja pse ata duan të fillojnë një startup në radhë të parë. A janë arsyet më poshtë një nga nxitësit tuaj për fillimin e një biznesi?

  1. Për të ndërtuar pasuri.

Nëse jeni energjik, një sipërmarrës me zemër dhe kërkoni të krijoni apo të rrisni pasuri, ndërtoni një biznes të vogël – jo një startup. Biznese të vogla si një restorant, kafene, hotel kanë më shumë kapacitet të japin një kthim të investimeve me parashikueshmëri më të lartë të suksesit sesa startupet.

Lexoni: Si të bëhesh milioner përpara se të jesh 30 vjeç

Lexoni: Nuk keni para për të filluar një biznes? Provoni këto 5 opsione për të financuar biznesin tuaj

Ditën kur filloni një produkt fillestar në të cilin investoni gjak, djersë dhe lot në të, gjithçka që jeni duke bërë është një hipoteze. Startup-i nuk është biznes më vete, derisa hipotezat kryesore të vërtetohen dhe të gjenerohen të ardhurat.

Me përvojën dhe mbështetjen e duhur, ju mund të ndërtoni një themel të fortë të biznesit të vogël ku biznesi funksionon me një drejtim të qartë dhe rritet në mënyrë të qëndrueshme. Sidoqoftë, nëse po drejtoni një startup, pa marrë parasysh përvojën ose burimet tuaja, një angazhim i plotë është thelbësor për suksesin e sipërmarrjes.

Lexoni: Çfarë mund të mësojmë nga sipërmarrësi i suksesshëm Jack Ma?

  1. Për të ndërtuar influencë.

Ka shumë mënyra që sipërmarrësit mund të krijojnë influencë në komunitetin, industrinë e tyre dhe në botë. Natyrisht, ndërtimi i një sipërmarrje të suksesshme që shkakton ndryshime në jetën e njerëzve është diçka fisnike, por nëse është një nga arsyet kryesore për ndërtimin e një startup-i,  zakonisht është mënyra më e keqe për të krijuar influencë.

Dëshironi të keni ndikim të vërtetë si një sipërmarrës? Përmirësoni këto 6 gjëra

Në vend të kësaj, konsideroni të bëheni një autoritet në industrinë tuaj duke shkruar përmbajtje të dobishme që do t’ju lejojë të ndërtoni dhe të rrisni një audiencë dhe një markë. Neil Patel ndërtoi një markë në të gjithë botën si një ekspert marketingu përpara se të kishte ndonjë histori suksesi fillestar me sipërmarrjet e tij Kissmetrics, Crazy Egg dhe të tjerat.

Lexoni: 5 Faktorët që ndihmojnë në rritjen e një biznesi të vogël

Si përmbledhje, startup-et janë një mënyrë e garantuar për ndërtimin e pasurisë dhe influencës vetëm nëse jeni një sipërmarrës i vërtetë. Shumë nga historitë e suksesit kanë arritur fitore të vogla me dekada, për të ndërtuar jetën e tyre e të suksesshme. Çelësi është jetëgjatësia dhe përqendrimi në prezantimin e zgjidhjeve që bëjnë një ndryshim praktik në jetën e njerëzve. Gjithçka tjetër vjen natyrshëm.

Lexoni: 7 arsye pse duhet të filloni kompaninë tuaj në të 20-at

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0