Nuk keni para për të filluar një biznes? Provoni këto 5 opsione për të financuar biznesin tuaj - Business Magazine Albania

Nuk keni para për të filluar një biznes? Provoni këto 5 opsione për të financuar biznesin tuaj


Ju mund të kufizoheni nga buxheti për të filluar një biznes, por kjo nuk do të thotë se nuk keni asnjë mundësi që ju mbetet. Është e mundur të filloni një biznes me shumë pak para, nëse arrini të bëni kombinimin e duhur të aftësive, etikës së punës dhe të marketingut.

Lexoni: Bizneset që duan pak para për t’u nisur

Sipas Chris Guillebeau, autor i The $100 Startup, “Për të pasur sukses në një projekt biznesi, sidomos për të cilin jeni të apasionuar, ndihmon të mendoni me kujdes për të gjitha aftësitë që keni, që mund të jenë të dobishme për të tjerët dhe veçanërisht për kombinimin e këtyre aftësive”.

BusinessMag më poshtë ju sjell disa udhëzime të thjeshta për të financuar biznesin tuaj kur keni pak ose aspak para.

Krijoni diçka

Po, të krijosh diçka merr një kosto të ulët fillestare në furnizime, por shpesh, këto produkte mund të shiten shumë herë mbi koston e tyre aktuale. Ajo që ju vendosni të bëni është në varësinë tuaj, por ka disa vende ku mund t’i shisni produktet tuaja handmade online:

  • Etsy është një nga tregjet më të mëdha online për pothuajse çdo gjë të bërë vetë, nga bizhuteritë në lodrat prej druri për fëmijët.
  • Bonanza është një tjetër treg në rritje për punët handmade, i ngjashëm me Etsin.
  • eBay është një nga tregjet më të mëdha të tregtisë e-commerce në botë dhe opsionet e saj të shpërndarjes, arkëtimi i lehtë përmes Paypal-it dhe opsionet e tjera e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyer për shitjen e artikujve.

Shumë pronarë biznesesh i shesin prodhimet e tyre në platforma të shumta për të arritur sa më shumë ekspozim. Megjithatë, është e rëndësishme të siguroheni që inventari juaj të jetë i përditësuar në të gjitha sitet ku keni një llogari online.

Rishisni diçka

Nëse nuk doni të krijoni diçka (ose nuk e konsideroni veten si një person kreativ), shumë pronarë biznesesh kanë rritur sipërmarrjet e tyre vetëm duke rishitur produktet që tashmë janë krijuar nga të tjerët. Kjo mund të bëhet përmes një sërë mënyrash ose kanalesh:

  • Drop shipping: Zgjidhni një dyqan online dhe bëni partneritet me një kompani drop-shipping që do të realizojë të gjitha përmbushjet e porosive për ju. Shopify, platforma e-commerce ka një udhërrëfyes të shkëlqyer për drop-shipping.
  • Dyqanet e vogla apo shitjet me ofertë: Nëse e dini se ku mund të shikoni, mund të gjeni artikuj në dyqane të vegjël, dyqane antike dhe t’i rishisni ato online ose në komunitetin tuaj lokal për më shumë sesa i keni blerë ato.

Lexoni: 7 arsye pse duhet të filloni kompaninë tuaj në të 20-at

Shisni shërbimet tuaja

Një mënyrë për të filluar një biznes me pak ose pa kapital fillestar është shitja e shërbimeve tuaja, në vend të një produkti fizik. Ka një shumëllojshmëri të madhe të shërbimeve që mund të ofroni, në varësi të background-it dhe interesave tuaja. Disa do të kërkojnë diploma, të tilla si kontabiliteti, ndërsa të tjerët kërkojnë pak më shumë se një njohuri pune për mënyrën se si realizohen shërbimet.

Për arsye se po shisni shërbimet tuaja, do t’ju duhet një plan marketingu për të siguruar që emri dhe kompania juaj të jenë para njerëzve që mund të kenë nevojë për shërbimin që ofroni. Disa vende që janë falas për promovimin e shërbimeve tuaja përfshijnë Fiverr, Craigslist, Elance, Taskrabbit dhe Skillshare.

Është gjithashtu e dobishme të keni një faqe interneti për të treguar shembuj të punës suaj, për të listuar përvojën tuaj dhe të krijoni një blog në industrinë ku operoni për të tërhequr vizitorë. Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth markës dhe marketingut online, mund të vizitoni blogun Buffer, blogun Hubspot, Content Marketing Institute dhe CopyPress.

Bëni shkëmbime për të marrë atë që ju nevojitet

Për fat të keq, është jashtëzakonisht e vështirë të fillosh një biznes pa asnjë lloj fondi. Edhe krijimi i një biznesi për të shkruar duke përdorur Elance dhe një template të WordPress apo Wix do të kërkojë një kompjuter për të punuar, si dhe internet. Megjithatë, ka mënyra për të marrë gjërat që ju nevojiten për të filluar biznesin tuaj pa para.

Për shembull, nëse e gjen veten në nevojë për një laptop të përdorur, përpiquni të shkëmbeni diçka për të. Ndërtoni një faqe interneti të re për një dyqan elektronik, ose ofroni shërbime babysitting për të afërmin tuaj për Macbook e tyre të vjetër.

Përdorni shërbime me kosto të ulët

Siç u përmend më parë, mund të përdorni faqe të tilla si Fiverr ose Elance për të reklamuar produktet dhe shërbimet tuaja, por gjithashtu mund t’i përdorni këto platforma për të ndërtuar kompaninë tuaj. Për shembull, shumë dizenjues ofrojnë 5 – 25 dollarë për të krijuar një logo. Renditi sipas reviews dhe shikoni për të gjetur një dizajner ose ofrues shërbimi që përshtatet me stilin tuaj.

Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të marrë materiale për brandim ose materiale të tjera të nevojshme pa shumë kosto. Dhe për kursime shtesë, sigurohuni që të kërkoni kupona në faqe të ndryshme!

Lexoni: 8 mënyra se si të bëni para ndërsa flini

Fillimi i një biznesi kërkon zgjuarsi dhe pasion për atë që po bëni. Pasi ta gjeni veten duke bërë diçka që ju pëlqen, do të keni më shumë gjasa të gjeni mënyra për ta bërë atë të funksionojë.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0