Dëshironi të keni ndikim të vërtetë si një sipërmarrës? Përmirësoni këto 6 gjëra - Business Magazine Albania

Dëshironi të keni ndikim të vërtetë si një sipërmarrës? Përmirësoni këto 6 gjëra


Shumë sfida globale kanë nevojë për zgjidhje inovative dhe kjo padyshim do të zgjidhet nga sipërmarrësit. Industritë si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe energjia alternative janë në përçarje të vazhdueshme. Kjo krijon mundësi për ata që duan të rriten dhe të bëhen Larry Page, Bill Gates apo Elon Musk i ardhshëm.

Kjo është mënyra se si ju mund ta bëni këtë:

1. Gjeni qëllimin tuaj ose ‘pse-në’.

Sipërmarrësi pionier Peter Diamandis thotë: “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është që ta krijoni atë.”

Shpesh njerëzit më thonë: “Kunal, unë jam 30 vjeç dhe nuk kam asnjë ide se çfarë të bëj me jetën time.” Mungesa e qartësisë mund të shkatërrojë jetën tuaj. Njerëzit që ndryshojnë botën kanë “Pse” të fortë dhe qëllimi i tyre është i qartë. Për shembull, Elon Musk ka thënë se synimet e kompanive të tij SolarCity, Tesla Motors dhe SpaceX sillen rreth vizionit për të ndryshuar botën dhe njerëzimin.

Nëse nuk e dini qëllimin tuaj, përdoreni këtë moment si një mundësi që të filloni të punoni për veten. Bëjini vetes këto pyetje:

Çfarë ka më shumë rëndësi për ju dhe pse? (Ndoshta përmirësimi i mirëqenies në komunitetin tuaj, qasja në arsim dhe dhënia fund e vuajtjeve ose varfërisë.)
Çfarë mendoni se duhet të bëni me jetën tuaj?
Çfarë ju emocionon çdo mëngjes dhe pse?
Çfarë iu gëzon aq shumë sa do e bënit falas?
A iu acarojnë problemet e përditshme dhe çfarë mund të bëni për t’i zgjidhni ato?
Nëse do fitonit llotarinë, çfarë do të bënit ndryshe me jetën tuaj?
Për çfarë po jetoni? Çfarë trashëgimie dëshironi t’i lini planetit tuaj?

2. Rikthejuni shpesh qëllimit tuaj

Çdo plan nuk vlen pa ekzekutimin. Me kohën, ju do të ndiheni jashtë shtrirjes; kjo është përvoja njerëzore, planet dhe realiteti shpesh janë në kontraditë me njëra tjetrën. Shpesh rishikimi i vazhdueshëm i qëllimit tuaj do iu mbajë në rrugën e duhur.

Sesi rishikoni qëllimin tuaj do të varet nga personaliteti që keni. Si një ekstrovert, unë e marr energjinë time duke u lidhur me “klanin tim” -Njerëzit, të cilët ndjekin të njëjtin udhëtim me mua. Ndoshta mund të shikoni për një takim grupi, ku mund të merrni pjesë në seminare ose të punësoni një trajner ekzekutiv.

Nëse jeni një introvert, ju mund të preferoni të merrni kohë në analizimin e vetes tuaj. Shkruani çdo gjë që është në mendjen tuaj çdo mëngjes dhe natën në një ditar. Rishkruani përgjigjet e pyetjeve të qëllimeve tuaja. Hiqni dorë nga teknologjia çdo fundjavë.

3. Kultivoni pikën tuaj të fortë

Identifikoni pikat tuaja të forta talentet tuaja në mënyrë që të mund t’i përdorni çdo ditë ato dhe t’u shtoni vlera të tjerëve. Ndoshta ju e dini që forca juaj bazohet në feedback-et e mëparshme apo në rezultatet e vendimeve tuaja. Mendoni se çfarë talentesh përdorët kur përmbushët sukesin tuaj. Nëse jeni ende të pasigurt, bëni disa teste personaliteti si : Strengths Finder apo 16 Personalities.

4. Mos punoni në izolim

Një proverbë Afrikane thotë: “Nëse ju doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm. Nëse doni të shkoni larg, shkoni me njerëz.” Kultivoni një mendim eksponencial-Ku e shihni botën të mbushur me mundësi dhe shpresë. Mos punoni në izolim. Në vend të kësaj, bashkëpunoni me liderë të tjerë dhe ndërtoni një ekip të jashtëzakonshëm; ata do iu mësojnë se si të jeni një udhëheqës më i mirë. Dhe ju do të ndërtoni diçka shumë më të madhe se vetja juaj dhe një trashëgimi të qëndrueshme.

5. Jini pjesë e ekipit në vend që të jeni në krye të tij

Leaders Eat Last(Liderët hanë të fundit), Simon thotë se liderët e mëdhenj kujdesen më shumë për ekipin e tyre sesa për veten. Më e rëndësishmja, lejojini ata të kuptojnë se do i mbroni gjithmonë, kështu që ata do mund të ndërtojnë një biznes që ka ndikim mbi shoqërinë dhe do ndërtojnë një trashëgimi kolektive.

Zhvillojini njohuritë mbi sfidat që has ekipi juaj. Pyesni. Kjo ngre besimin dhe kredibilitetin tuaj si një udhëheqës.

6. Drejtoni një jetë me shërbime

Shkoni përtej thirrjes së detyrës tuaj për të zgjidhur sfidat globale. Edhe pas suksesit në biznes, Bill Gates ka gjetur një thirrje më të lartë në çrrënjosjen e sëmundjeve pandemike. Legjenda si Martin Luter Kingun dhe Nënë Tereza janë në një linjë me qëllimin për të ndryshuar botën.

Duhet shumë guxim që të kesh një vizion dhe të punosh gjatë gjithë jetës në shërbim të atij vizioni, kështu që lini një trashëgimi që nxit prosperitetin për brezat e ardhshëm. Mentori im David Roberts ka thene: “Guximi nuk është mungesa e frikës por gjykimi se diçka është shumë më e rëndësishme se frika; I guximshmi mund të mos jetojë përgjithmonë, por kujdesi nuk jeton fare.”

Mos harroni, ne jetojmë në kohën më të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit. A do e përdorni këtë mundësi që të merrni një qëndrim dhe të ndërtoni një trashëgimi që do të ndihmojë njerëzimin të lulëzojë?

 

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0