Cili është lloji i punës që të bën më të pakënaqur? - Business Magazine Albania

Cili është lloji i punës që të bën më të pakënaqur?

Punët më të palumtura janë gjithashtu disa nga më të vetmuarat, sipas një studimi 85-vjeçar nga studiuesit e Harvardit. Ndërsa rolet e veçanta nuk mund të lidhen në mënyrë të besueshme me pakënaqësinë (dissatisfaction) dhe djegien (burnout), disa karakteristika të punës mund të lidhen me këto dy fenomene mjaft të përhapura në mjedisin e punës, sidomos vitet e fundit.

Punët, që kërkojnë pak ndërveprim njerëzor dhe nuk ofrojnë mundësi për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplote me kolegët, priren të kenë punonjësit më të palumtur.

Që nga viti 1938, studiuesit e Harvardit kanë mbledhur të dhëna shëndetësore nga më shumë se 700 pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe u kanë bërë atyre, pyetje të hollësishme për jetën e tyre çdo dy vjet.

Sekreti për të jetuar një jetë më të lumtur, më të shëndetshme dhe më të gjatë, nuk janë paratë, suksesi profesional, stërvitja apo një dietë e shëndetshme marrëdhëniet pozitive janë ato që i bëjnë njerëzit të lumtur gjatë gjithë jetës së tyre.

Vetmia në vendin e punës është më e zakonshme nga sa mendoni

Disa nga punët më të izoluara përfshijnë punë më të pavarur sesa marrëdhëniet ndërpersonale, ose kërkojnë turne nate, si drejtimi i kamionit dhe rojet e natës.

Punët e vetmuara, janë të zakonshme në industritë në zhvillim, të drejtuara nga teknologjia, duke përfshirë shërbimet e paketimit dhe shpërndarjes së ushqimit, ku njerëzit shpesh nuk kanë fare bashkëpunëtorë, ose shitjet me pakicë në internet, ku puna është “aq e shpejtë dhe e furishme” sa punonjësit në të njëjtin turn, mund të mos i dinë as emrat e njëri-tjetrit.

Sidoqoftë, vetmia nuk i prek vetëm ata që janë në punë të vetmuar  edhe njerëzit shumë të zënë, mund të ndjehen të izoluar, nëse nuk kanë ndërveprime pozitive dhe kuptimplota me të tjerët.

Punët e shërbimit ndaj klientit janë shembulli kryesor. Ne e dimë se njerëzit në call center shpesh janë jashtëzakonisht të stresuar nga puna e tyre, kryesisht sepse janë në telefon gjatë gjithë ditës me njerëz të frustruar dhe të padurueshëm.
Lexo: Revolucioni i avionëve të së ardhmes

Ndjesia e shkëputjes nga të tjerët në punë, është gjithashtu një shqetësim shëndetësor: Studimet e fundit kanë treguar se, ndërsa rritemi, vetmia mund të rrisë rrezikun e vdekjes po aq sa duhani, obeziteti dhe pasiviteti fizik.

Socializimi është i mirë për karrierën tuaj  dhe shëndetin tuaj mendor

Krijimi i mundësive të vogla për lidhje sociale në punë, mund të jetë rigjenerues dhe të ndihmojë në zbutjen e ndjenjave të vetmisë dhe pakënaqësisë, zbuluan studiuesit.

Për shembull, mund të keni një takim pesë-minutësh me një bashkëpunëtor, ose të gjeni njerëz me interesa të ngjashme, si një klub librash ose skuadeër sportive brenda shkollës, me të cilët mund të kaloni kohë pas një dite stresuese.

Maksimizimi i lumturisë tuaj në punë varet gjithashtu nga pritshmëritë që ka menaxheri juaj. “Nëse jeni të nxitur për të punuar në ekip, është më e lehtë të ndërtoni marrëdhënie pozitive me kolegët tuaj,” thotë Waldinger. “Por, nëse pritet që të jeni vazhdimisht duke punuar vetëm, ose të konkurroni me të tjerët, kjo është një histori tjetër.”

Nëse punonjësit janë duke biseduar ose duke qeshur së bashku në zyrë, disa menaxherë do të supozojnë se “ata nuk po punojnë dhe produktiviteti i tyre do të ndikohet.
Lexo: Gjuha shqipe, pjesë e kurrikulës në Universitetin e Harvardit

Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Një raport i vitit 2022 nga Gallup, tregon se njerëzit që kanë një mik më të mirë në punë, janë më produktivë dhe më të angazhuar në punën e tyre sesa ata që nuk e kanë.

Kur jemi duke kërkuar për punë, ne e konsiderojmë kompensimin dhe sigurimin shëndetësor si përfitime të rëndësishme, por marrëdhëniet e punës janë një tjetër “përfitim pune”, të cilit duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje.

Marrëdhëniet pozitive në punë çojnë në nivele më të ulëta stresi, punëtorë më të shëndetshëm dhe më pak ditë kur kthehemi në shtëpi të mërzitur. Ato gjithashtu, thjesht, na bëjnë më të lumtur.” / CNBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0