8 shprehje motivuese për ta nisur ditën mbarë - Business Magazine Albania

8 shprehje motivuese për ta nisur ditën mbarë

8 shprehje motivuese për ta nisur ditën mbarë

Nëse e gjeni veten në një pesimizëm gjatë ditës , kushtojini disa çaste për të riaktivizuar veten me këto shprehje frymëzuese nga disa prej mendimtarëve më të mëdhenj në botë. Ndonjëherë, gjithçka që duhet është një kujtesë e vogël për të rritur gjendjen shpirtërore dhe për të ripërqendruar ditën tuaj.

1. “Nëse punoni vetëm për para, nuk do t’ja dilni kurrë mbanë, por nëse e doni atë që po bëni dhe e vendosni gjithmonë klientin të parin, suksesi do të jetë i juaji.”

– Ray Kroc

2. “Një profesionist është dikush që do të bëjë më të mirën në punën e tij, kur ai nuk ndihet sikur po bën më të mirën.”

– Alistair Cook

3. “Lumturia nuk është diçka që e shtyni për të ardhmen; është diçka që ju e projektoni për të tashmen.”

– Jim Rohn

4. “Asgjë nuk mund ta ndalojë njeriun me qëndrimin e duhur mendor që të arrijë qëllimin e tij; asgjë në tokë nuk mund ta ndihmojë njeriun me qëndrimin e gabuar mendor.”

– Thomas Jefferson

5. “Pesimisti ankohet për erën. Optimisti pret që ajo të ndryshojë. Lideri rregullon velat.”

– John Maxwell

6. “Kur ndryshoni mendimet tuaja, ju ndryshoni botën tuaj.”

– Norman Vincent Peale

7. “Një njeri është vetëm produkt i mendimeve të tij. Ajo që mendon, bëhet.”

— Mahatma Gandhi

8. “Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: t’i pranosh kushtet ashtu siç janë, ose të pranosh përgjegjësinë për ndryshimin e tyre.”

– Denis Waitley

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0