Çfarë duhet të dini kur krijoni logon e kompanisë suaj? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të dini kur krijoni logon e kompanisë suaj?


Nga harqet e artë të McDonald’s në vijën e Nike, logot janë një pjesë integrale e identitetit të një kompanie. Ato pasqyrojnë mënyrën si ne identifikojmë një kompani dhe tregojnë atë që ajo përfaqëson.

Logoja është shprehje e rëndësishme e markës suaj dhe pasqyron mënyrën se si ju dëshironi që konsumatorët të ndihen në lidhje me të.

Lexoni: Mesazhet e fshehura në logot e famshme

Bazat e brandimit

Në një treg të mbushur me lloje të ndryshëm njerëzish, marka juaj mund të jetë faktori kyç për të fituar klientë besnikë dhe për të rritur të ardhurat. Mendoni për betejën për pjesën e tregut mes Coca-Cola dhe Pepsi, Uber dhe Lyft, ose Apple dhe Microsoft. Çdo kompani ka një personalitet dhe mision shumë të dallueshëm të asaj që ofron dhe asaj çfarë prisni prej saj. Ndërtimi i një identiteti të fortë dhe të pëlqyeshëm të markës mund të bëjë të gjithë ndryshimet në një botë ku konsumatorët kanë kaq shumë zgjedhje.

Ka shumë faktorë që kontribuojnë për të pasur një markë të fortë. Për shembull, mbajtja e një mesazhi të qëndrueshëm do të përforcojë imazhin tuaj tek konsumatorët dhe do të krijojë besim. Konsumatorët do të dinë mesazhin dhe personalitetin tuaj dhe do të ndihen mirë që kanë bërë zgjedhjen e duhur. Kjo nuk do të thotë se një markë nuk ka nevojë të përshtatet me kohën dhe të rikrijojë veten për të qëndruar relevante. Një markë mund dhe duhet të zhvillohet, por duhet të mbetet e vërtetë për atë që qëndron në thelbin e saj. Kur markat devijojnë nga mesazhi fillestar, mund të ballafaqohen me telashe dhe të humbasin konsumatorët dhe shitjet.

Shmangni gabimet mbi identitetin

Logoja juaj luan një rol kyç në pamjen dhe vazhdimisht përfaqëson markën tuaj. Emri, ngjyrat dhe fontet e kompanisë suaj janë gjithashtu të rëndësishme. Këto elemente vijnë së bashku në kartëvizitat e biznesit, faqen e internetit dhe elementet e tjera për të komunikuar se kush jeni dhe çfarë përfaqësoni. Për shembull, mustaqet e mjegullta të Lyft ose molla e Apple pasqyrojnë se si ata duan që ju të mendoni për ta dhe menjëherë ju sjellin një përgjigje emocionale. Një mustaqe në një makinë është mikpritëse dhe argëtuese. Për një shërbim ridesharing, ndjenja e sigurisë dhe rehatisë është kritike. Një mollë argjendi është e këndshme dhe moderne, cilësi të rëndësishme për një kompani teknologjike. Edhe pse logo e Apple shfaqet shpesh në ngjyrat e ylberit, e zezë, argjend apo e bardhë, ju ende e dini se çfarë është dhe kush është. Të dy Lyft dhe Apple kanë logot dalluese dhe lehtësisht të identifikueshme që ndihmojnë në formimin e identitetit të tyre të fortë të markës.

Lexoni: Kjo është arsyeja pse shumica e logove të dyqaneve fast food janë të verdhë

Çfarë e bën një logo të mirë?

Në librin e tij Logo Design Love, dizajneri grafik David Airey eksploron karakteristikat e logos efektive. Format më të suksesshme zhvillohen me kalimin e kohës dhe mund të bëhen edhe ikona kulturore.

Sipas Airey, një logo e mirë është:

  • Lehtësisht e dallueshme
  • E lidhur me biznesin tuaj dhe atë që ju bëni
  • Për çdo kohë dhe nuk del kurrë jashtë stilit
  • Unike dhe diferencon markën tuaj nga konkurrenca
  • E lehtë për t’u mbajtur mend
  • E përshtatshme për të punuar në formate dhe madhësi të ndryshme

Llojet e Logove

Ndërsa mundësitë e dizajnit janë të pafundme, logot formohen nga këto 6 elemente themelore sipas përshkrimit nga Alina Wheeler në librin e saj Designing Brand Identity:

  1. Wordmark: Një trajtim i tekstit të emrit
    Shembuj: Google, Virgin, Coca-Cola, Netflix
  2. Lettermark: Një ose më shumë shkronja nga emri
    Shembuj: HP, AP (Associated Press), YMCA, Facebook
  3. Emblem: Emri i kompanisë dhe një formë ose imazh
    Shembuj: Audi, Puma, Target
  4. Shënim piktoresk: Një simbol ose ikonë
    Shembuj: Firefox, Shell, Starbucks
  5. Shenja simbolike: Një formë abstrakte ose simbol
    Shembuj: Nike, Mercedes-Benz, Toyota
  6. Karaktere: Një person ose kafshë
    Shembuj: Kentucky Fried Chicken, Michelin, Planters

Lexoni: 16 logo kreative që do iu bëjnë t’i shikoni dy herë

Zgjedhja e logos së duhur

Kompanitë shpenzojnë shumë para për t’u siguruar që ata të projektojnë imazhin e duhur. Toyota ka kaluar pesë vjet duke zhvilluar logon e saj abstrakte në formë ovale. Edhe pas shpenzimit të kohës dhe parave, jo çdo përpjekje e brandimit dëshmon të jetë një sukses. Logoja e madhe e Airbnb u bë subjekt i shumë shakave në Internet, duke përfshirë një blog të tërë dedikuar interpretimeve të ndryshme të mundshme të saj.

burimi: upwork

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0