Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online - Business Magazine Albania

Biznesi shqiptar, i pari në rajon për shitjet online

Të dhënat për vitin 2023 tregojnë se Shqipëria ka normën më të lartë të bizneseve të cilat janë përgjigjur se blejnë ose shesin mallra online gati çdo ditë. Janë 20% e ndërmarrjeve shqiptare të cilat janë shprehur se janë angazhuar çdo ditë vitin e kaluar, pra vitin 2022, në shitje dhe blerje online të produkteve të ndryshme. Krahasuar me edicionin e vitit të kaluar, kjo normë për Shqipërinë është rritur me 5 pikë përqindje.
Pas Shqipërisë ndjekin Serbia dhe Bosnje Hercegovina me 14% të bizneseve të cilat janë thënë se blejnë ose shesin online çdo ditë. Normën me të ulët në rajon sa i përket këtij treguesi e regjistron Kosova me 5% të biznese të cilat tregtojnë mallra online çdo ditë, ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e kanë këtë tregues në 7% dhe 9% përkatësisht.

Kosova dhe Bosnje Herceegovina kanë normën më të lartë të bizneseve të cilat janë shprehur se kanë kryer blerje ose shitje online një herë në muaj, me 16% dhe 15%. Në Shqipëri rreth 9% e ndërmarrjeve të intervistuara janë përgjigjiur se kanë tregtuar mallra online një herë në muaj, ndërkohë janë vetëm 1% e tyre që kanë thënë se blejnë ose shesin online një herë në tre muaj.

Nga ana tjetër të dhënat thonë se 19% e tyre blejnë ose shesin produkte online herë pas here dhe 52% e bizneseve shqiptare nuk janë angazhuar fare vitin e kaluar. Referuar grafikut, Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina kanë normën më të ulët të ndërmarrjeve të cilat vitin e kaluar nuk janë angazhuar fare në blerje dhe shitje online, ndërkohë Serbia ka normën më të lartë me 71%. intel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0