Barbie regjistron fitime marramendëse, filmi më i shikuar në SHBA e Kanada

Barbie regjistron fitime marramendëse, filmi më i shikuar në SHBA e Kanada

Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka thënë kompania për shpërndarjen e tij Warner Bros. Sipas saj, filmi i ka arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lansimit në territorin amerikan.

Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer – që po ashtu e ka pasur premierën të premten – ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures.

Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online.

Lexo: Barbiecore: një kryevepër në marketing!

Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë e kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet.

Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor.

Regjinë e filmit e ka bërë Christopher Nolan.

Ndërkohë në filmin Barbie – karakter për fëmijët, që i reziston kohës – paraqitet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit të saj dhe e inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet.

Rolet kryesore në film i luajnë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.

Meqë dy filmat e kanë pasur premierën të premten, gara mes tyre ka qenë e madhe, dhe është përshkruar në rrjetet sociale si “Barbenheimer”.

euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0