Apple ndryshon strategji për punonjësit - Business Magazine Albania

Apple ndryshon strategji për punonjësit

Apple ndryshon strategji për punonjësit

Apple iu ka thënë punëtorëve  se duhet të vijnë në zyrë për të paktën tre ditë në javë nga muaji i ardhshëm, në një përpjekje për të rivendosur “bashkëpunimin ballë për ballë”.

Në një mesazh për të gjithë punëtorët, Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, tha se politika do të kërkonte që i gjithë stafi të kthehet në zyrë të martën dhe të enjten, si dhe në një ditë të tretë që ndryshonte ekip pas ekipi

“Ne jemi të ngazëllyer për të ecur përpara me këtë ide pilot dhe besojmë se kjo kornizë e rishikuar do të rrisë aftësinë tonë për të punuar në mënyrë fleksibile, duke ruajtur bashkëpunimin personal që është kaq thelbësor për kulturën tonë”, tha Cook në memo.

Plani zyrtar, i theksuar si thjesht një pilot në letrën e Cook, është tashmë një hap prapa nga një propozim i mëparshëm që të gjithë punonjësit të vijnë të hënën, të martën dhe të enjten, çdo javë.ft.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0