Apple detyrohet të mohojë se ‘po heq simbolin e Kllounit nga celularët’ - Business Magazine Albania

Apple detyrohet të mohojë se ‘po heq simbolin e Kllounit nga celularët’

Një imazh që është bërë i përhapur gjerësisht në rrjet ku njoftohet se ‘Apple po heq simbolin e klounit nga celularët e saj iOS për arsye politike’, ka rezultuar i rremë dhe kompania njofton se nuk është duke bërë diçka të tillë.

Imazhi përhapur fillimisht në rrjetin X duket sikur jep një titull lajmi të agjencisë amerikane CNBC, ku deklarohet “Përditësimi i radhës i aparateve Apple do të fshijë simbolin e klounit nga celulari pasi po përdoret nga e djathta radikale për të vënë në lojë rivalët”.

Por prej një kombinimi humori dhe absurditeti, lajmi u bë shpejt i super-shpërndarë në rrjet, duke vënë në lojë vetë kompaninë.  Sipas rrjetit Politifact imazhi ishte i fabrikuar, ndoshta për humor, ndoshta për të ironizuar zhgënjimin e publikut me të majtën në pushtet në shumicën e vendeve perëndimore.

Lexo:  Dëshironi të zgjeroni tregun tuaj jashtë shtetit? Këtu është gjithçka që duhet të dini për logjistikën globale në 2024

Duke hyrë më në detaje, studiuesit thonë se lajmi i rremë është publikuar nga “mbështetësit e Donald Trump” dhe më pas rishpërndarë nga konservatorë të tjerë në SHBA.

Ikona e klounit përdoret shpesh në komunikimet në rrjet për të vënë në lojë të tjerët, por nuk konsiderohet si një simbol urrejtjeje. Vëmendja e gjerë që mori zhvillimi tregon se njerëzit mund të gëzohen ose zemërohet në masë pa e kontrolluar nëse historia është e vërtetë apo jo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0