Apple dëbon mbi 600 punëtorë nga puna – çfarë po ndodh te gjiganti teknologjik amerikan? - Business Magazine Albania

Apple dëbon mbi 600 punëtorë nga puna – çfarë po ndodh te gjiganti teknologjik amerikan?

Apple po largon nga puna më shumë se 600 punëtorë në Kaliforni, duke shënuar kështu valën e parë të shkurtimeve të punës pas pandemisë.

Prodhuesi i iPhone ka njoftuar se 614 punëtorë do largohen nga puna me ligjin që hyn në fuqi më 27 maj.

Bëhet e ditur se punëtorët janë dëbuar nga tetë zyra në Santa Clara sipas aktit të njohur si Warn.

Por, ende nuk është e qartë se pjesë e cilit departament ishin ata punonjës, shkruan the Guardian

Ndryshe, në shkurt Apple anuloi planet miliarda euroshe për ndërtimin e një veture elektrike.

Thuhet se krerët e kompanisë i kanë njoftuar punonjësit në atë kohë se Apple po drejtohej nga programet me Al dhe pritej që një pjesë e stafit të largohet nga puna.

Programi i automjeteve elektrike të Apple fillimisht synonte të ndërtonte një veturë plotësisht vetë drejtuese, por vazhdimisht planet ndryshonin dhe programi u anulua përfundimisht.

Për dallim prej kompanive tjera, Cupertino e Apple pati një rritje të madhe të punësimeve gjatë pandemisë COVID.

Në një paraqitje të fundit, Apple deklaroi se tani numëron rreth 161 mijë punëtorë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0