Amazon ndërton qendër të përpunimit satelitor prej 120 milionë dollarësh në Florida - Business Magazine Albania

Amazon ndërton qendër të përpunimit satelitor prej 120 milionë dollarësh në Florida

Amazon po ndërton një strukturë përpunimi prej 120 milionë dollarësh në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s në Florida për mijëra satelitët e saj të planifikuar të internetit Kuiper.

Ndërtesa prej mbi 9 mijë metrave katrorë është pjesë e një investimi prej 10 miliardë dollarëve që Amazon ka alokuar për projektin e saj Kuiper, një rrjet i planifikuar prej 3,200 satelitëve në orbitën e ulët të Tokës, i projektuar për të transmetuar internetin me brez të gjerë në shkallë globale.

Rrjeti i internetit Kuiper, i cili do të konkurrojë me Starlink-un e kompanisë të Elon Musk, SpaceX, pritet të plotësojë shërbimin e fuqishëm të internetit të Amazon, raporton Reuters,

Qendra në Florida do të punësojë 50 punëtorë dhe do të jetë ndalesa e fundit për satelitët Kuiper të Amazon përpara se të shkojnë në hapësirë, pasi do të prodhohen në fabrikën kryesore të projektit Kuiper në Redmond, Uashington, ndërsa një hapësirë dhjetëkatëshe do t’i lejojë satelitët të vendosen në nyjet e ngarkesës së raketës.

Amazon filloi ndërtimin e qendrës në muajin janar dhe planifikon ta përfundojë atë deri në fund të vitit 2024, me synimin për të dërguar grupin e parë të satelitëve në objekt për përpunim në gjysmën e parë të vitit 2025, deklaroi Steve Metayer, nënkryetari i Amazon për Kuiper Production Operations.

Gjiganti amerikan synon që satelitët e parë të prodhuar në masë t’i lansojë në fillim të 2024-shit, duke nisur kështu një plan i cili parasheh lansimin e gjysmës së rrjetit deri në vitin 2026, siç edhe kërkohet nga rregullatorët amerikan.
Amazon planifikon të lansojë prototipat e parë satelitor në hapësirë deri në fund të vitit, të ndjekur nga lansimet e satelitëve të parë të prodhuar në masë në 2024. Testimi i shërbimit me klientët e korporatave dhe qeverisë do të fillojë atë vit, tha kompania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0