Gjithsesi, në një skenar alternativ, të njëjtat teknologji do të bëjnë revolucion në vend që të zvogëlojnë mundësitë e punëve për njerëzit, duke rritur standardet e jetesës me punë të reja që ende nuk janë imagjinuar.
Ky sistem i ri i Inteligjencës Artificiale mund të shikojë se çfarë po mendoni
- Pse tashmë kjo temë është bërë një problem?
Zhvillimet në inteligjencën artificiale, ose aftësia e makinerive për të mësuar duke gllabëruar sasi të mëdha të të dhënave, po bëjnë një rishikim të punës që mund të bëjnë njerëzit. Një hulumtim i vitit 2018 nga Byroja Kombëtare e Hulumtimeve Ekonomike gjeti “një gamë të gjerë këndvështrimesh, duke filluar nga parashikimet alarmante të papunësisë masive të shkaktuar nga robotët, deri te parashikimet optimiste për krijimin e vendeve të reja të punës”.
Lexoni: Elon Musk: Inteligjenca Artificiale, kërcënim për njerëzimin
- Cilat punë do të jenë të ndikuara nga Intelegjenca Artificiale dhe robotët?
Punët që kërkojnë detyra të përsëritura në një mjedis të strukturuar, kryesisht në prodhim, janë të parat që mund të preken direkt nga automatizimi.
Që nga viti 1980, numri i punëtorëve prodhues në SHBA është zvogëluar me një të tretën, në rreth 13 milionë, ndërsa prodhimi është dyfishuar.
Arkëtari i dyqaneve, nëpunësi, kuzhinieri, kamarieri, recepsionisti, roja i sigurisë, analisti i të dhënave, përgatitësi i taksave dhe shoferi i kamionit janë ndër punët që shpesh përmenden si më të ndikuara nga automatizimi.
Rolet e tjera që mund të jenë më pak të ndikuara përfshijnë punët si kirurg, llogaritar dhe analist financiar.
Lexoni: Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale botën e biznesit?
- Për sa punë po flasim?
Rreth 120 milionë punonjës në 12 ekonomitë më të mëdha në botë mund të kenë nevojë të ri-kualifikohen në tre vitet e ardhshme si rezultat i automatizimit dhe Inteligjencës Artificiale, sipas një studimi të Institutit të Biznesit Ndërkombëtar të Makinerive.
Një raport i këtij viti nga Programi i Politikës Metropolitane i Institucionit Brookings zbuloi se afro 36 milionë amerikanë mbajnë punë me “rrezikshmëri të lartë” ndaj automatizimit.
Shumë njerëz do të duhet të ndryshojnë profesionet për shkak të automatizimit deri në vitin 2030.
Lexoni: Mark Cuban dhe Elon Musk bien dakord: Ja cila është aftësia që IA kurrë nuk do ta zëvendësojë
- Kur do të ndodhë e gjithë kjo?
Ky tranzicion tashmë ka filluar. Shitjet e robotëve të shërbimit profesional, ato të përdorura për funksione jo-industriale si logjistikë, inspektime dhe mirëmbajtje, arritën në 271,000 njësi në vitin 2018, me 61% rritje nga viti 2017, sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës.
- Çfarë mund të bëjnë njerëzit?
Ekziston një marrëveshje e përgjithshme që punonjësit njerëzorë do të kenë nevojë për më shumë edukim dhe aftësi për t’u adaptuar me ndryshimin teknologjik dhe të jenë të gatshëm të ndërrojnë punë dhe madje edhe profesione më shpesh se më parë.
- A është ky një fenomen global?
Po. Disa vende po bëjnë më shumë se SHBA-të për të përgatitur fuqitë e tyre punëtore.
Një raport i vitit 2018 nga Njësia e Inteligjencës së Ekonomistit, për Korenë e Jugut, Gjermaninë, Singaporin, Japoninë dhe Kanadanë dha shenjat kryesore për përgatitjet e tyre “për valën e ardhshme të automatizimit inteligjent”.
Ndër 25 vendet e shqyrtuara, SHBA u rendit e nënta, menjëherë pas Mbretërisë së Bashkuar. SHBA është gjithashtu afër mesit të vendeve që kanë më shumë robotë për punëtor.
Ajo ka 217 robotë për çdo 10,000 punëtorë, krahasuar me 831 të Singaporit.
Ky i ashtuquajtur densitet robotësh është 338 për Gjermaninë dhe 140 për Kinën.
Mesatarja në të gjithë botën është 99, sipas Federatës Ndërkombëtare të Robotikës.
Lexoni: CEO i Google shprehet se “inteligjenca artificiale është si zjarri”
- Në cilat raste kjo është një gjë e mirë?
Në disa vende, Intelegjenca Artificiale dhe robotika konsiderohen si Revolucioni i Katërt Industrial, pas transformimeve të tjera të mëdha në shekujt 18, 19 dhe 20.
Shqetësimi në lidhje me papunësinë masive të drejtuar nga teknologjia “është i ekzagjeruar” gjatë gjithë historisë, kanë shkruar akademikët e Universitetit të Oksfordit, Carl Benedikt Frey dhe Michael Osborne në një artikull në vitin 2013.
Një studim i Forumit Ekonomik Botëror arriti në përfundimin se ndërsa 75 milionë vende pune mund të zëvendësohen, “133 milionë vende më të përshtatshme të punës mund të shfaqen” për ndarjen e punës midis njerëzve, makinerive dhe algoritmit.
Lexoni:
Flet Brigite Peposhi. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë krimet
- Në cilat raste kjo është një gjë e keqe?
Ky automatizim është ndryshe, thonë kritikët, sepse Inteligjenca Artificiale kërcënon jo vetëm punën fizike, por edhe punët që janë të bazuara në dije.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.