CEO i Google shprehet se "inteligjenca artificiale është si zjarri"

CEO i Google shprehet se “inteligjenca artificiale është si zjarri”


Në një intervistë të fundit, CEO i Google, Sundar Pichai, bëri një krahasim të bukur mbi një nga kryefjalët e bisedave të sotme të biznesit. Inteligjenca artificiale, është ajo çka “i ka marrë mendjen” botës sot.

Ai e krahasoi atë me zjarrin. I nevojshëm, por i rrezikshëm.

Pa e tepruar mund të themi se viti 2017 ishte viti i inteligjencës artificiale. Në vitin 2017, në muajin mars saktësisht, lindi, Bixby, asistenti virtual nga Samsung. Nga ana tjetër, sistemet më të vjetra si Alexa dhe Google Assistant më në fund morën rrugën e masivizimit. Pa dyshim, pritet që inteligjenca artificiale të pësoje rritje akoma edhe më të madhe në vitet që po vijnë. Sipas disa përllogaritjeve, ajo pritet të  kapë vlerën e 23.5 miliard dollarëve deri në vitin 2025.

…por ndërsa gjithnjë e më shumë kompani janë të varura nga kjo teknologji, fillojnë hapen edhe tema të tilla si prakticiteti dhe etika.

Sundar Pichai, është CEO i Google që prej gushtit 2015. Ai iu bashkua skuadrës së Google në vitin 2004 skuadrat e menaxhimit të produktit dhe inovacionit të Chrome, Chrome OS dhe Google Drive. Gjithashtu ai ka qenë vëzhgues i zhvillimit të aplikacioneve si Gmail dhe Google Maps. Që prej marsit 2013 ai gjithashtu ka futur Android në listën e detyrave të tij.

Lexoni: Roboti i sigurisë nuk pritet mirë nga rezidentet e San Franciscos

Eksperienca e tij, e bën atë të aftë të dijë se Intelegjenca Artificiale, nuk është aq e bukur sa duket nga jashtë. Ajo duhet të përdoret me shumë kujdes, sipas tij. I intervistuar së fundmi nga MSNBC, ai ka theksuar se, “inteligjenca artificiale është një nga gjërat më të rëndësishme mbi të cilën njerëzit po punojnë sot. Ajo është po aq e thellë sa elektriciteti ose zjarri. Zjarri është i mirë, por gjithashtu vret njerëz. Ne e shfrytëzojmë zjarrin për të mirën e njerëzimit. Por, gjithashtu duhet edhe të kemi kujdes nga gjërat negative që vijnë me të.”

Pichai u shpreh se pa dyshim inteligjenca artificiale do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e njerëzimit. Si psh., për të gjetur një kurë ndaj kancerit. Ai mendon se është e drejtë që të jemi të frikësuar ndaj inteligjencës artificiale pasi është diçka e re për të gjithë ne dhe adaptimi me të do të marrë padyshim pak kohë.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0