Roboti i sigurisë nuk pritet mirë nga rezidentet e San Franciscos

Roboti i sigurisë nuk pritet mirë nga rezidentet e San Franciscos


Herët a vonë, të gjithë ne do të duhet t’i “përulemi” robotëve. Kështu që është në të mirën tonë që të bëjmë rezistencë, për sa jemi ende në kohë.

Dhe që ata janë ende “të vegjël”, tregohet fare qartë në rastin konkret, kur roboti i sigurisë i vendosur kundër të pastrehëve që flenë në rrugë, u shty disa here dhe u mbulua me salcë barbeque, dhe u mbulua me një copë të madhe.

Lexoni: A do të dëmtohen mekanikët e vegjël nga makinat elektrike?

Roboti në fjalë, është një Knightscope K5, më parë i punësuar nga San Francisco SPCA për të hequr të pastrehët nga parkinget dhe nga trotuaret përreth SPCA.

Ndërkohë sipas Jennifer Scarlett, presidente e SPCA, më pak se 1 javë nga venia në përdorim, residentët e kampit të të pastrehëve pranë SPCA, i hodhën robotit një copë të madhe, salcë barbeque, gjithashtu edhe e goditën.

Këtë javë, qyteti i San Franciscos kërcënoi SPCA se do ta gjobiste atë $1000 në ditë për përdorimin pa leje të robotit. SPCA u kundërpëgjigj menjëherë duke deklaruar se “roboti është pushuar nga puna”. Që në momentin që ajo është një makineri pa ndjenja, Knightscope me sa duket nuk e kishte të mundur të vlerësonte të detyruarit të të bashkuarit me ata të cilët ajo më i kishte shtypur.

Kjo histori është thjeshte vazhdimi i një historie e cila ka nisur që më parë. Në vitin 2015, HitchBOT-it u godit dhe iu pre koka. Më herët këtë vit, një robot tjetër i Knightscope u rrëzua nga një njeri i dehur Mountain View, Kaliforni. Kurse në Korrik një robot tjetër i Knightscope vrau veten duke u hedhur në ujë:

Lexoni: Roboti i sigurisë jep dorëheqjen duke u mbytur në shatërvan

Njerëzit ndërkohë, duhet të shijojn dominancën e tyre, për sa kohë roboti nuk i kushtëzon ata për shumë gjëra. Ndoshta jemi ende herët, por nuk dihet se si njerëzit do të bashkëjetojnë me robotët në të ardhmen. Si krijim i njerëzve, është pikërisht në dorën e tyre të rregullojnë mardhëniet midis dy palëve. A do të përshtatemi si me çdo gjë tjetër gjatë historisë, apo do të rebelohemi? Koha, i jep përgjigje të gjithë gjërave.

Burimi: AV Club

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0