Elon Musk: Inteligjenca Artificiale, një kërcënim për njerëzimin

Elon Musk: Inteligjenca Artificiale, një kërcënim për njerëzimin


Në Melbourne, u zhvillua së fundmi një nga konferencat më të mëdha IA, Konferenca e Përbashkët Ndërkombëtare mbi Inteligjencën Artificiale (IJCAI).

Ata bënë një njoftim të papritur për OKB-në, duke përfaqësuar një letër të hapur nga 116 themelues të kompanive të robotikës dhe inteligjencës artificiale nga 26 vende ku kërkohet ndalimi i “robotëve vrasës”.

Këtu mund të lexoni letrën nga Toby Walsh. Shumë CEO, akademikë dhe profesionistë në IA shohin rrezikun e armëve autonome që zgjedhin objektiva pa ndërhyrjen njerëzore.

Kjo është një çështje me të vërtetë serioze.

Nënshkruesit e letrës 2017 përfshijnë:

• Elon Musk, themelues i Tesla, SpaceX dhe OpenIA (SH.B.A)

• Mustafa Suleyman, themelues dhe drejtues i Applied IA nw Google’s DeepMind (Mbretëri e Bashkuar)

• Esben Østergaard, themelues & CTO i Universal Robotics (Danimarkë)

• Jerome Monceaux, themelues i Aldebaran Robotics, krijues të robotëve Nao dhe Pepper (Francë)

• Jürgen Schmidhuber, themelues i Nnaisense (Zvicër)

• Yoshua Bengio, themelues i Element IA (Kanada)

E ardhmja e IA dhe robotikës nuk është e rregulluar

Me mësimin e thellë dhe IA akoma në hapat e parë, gjërat kanë filluar të vlojnë në robotikë.

Kompanitë si Softbank dhe Amazon po investojnë në të ardhmen e robotikës.

Kina ka filluar ti japë përparësi IA dhe automatizimit në shumë sektorë dhe zotëron shumë robotë mësimor.

Andrew Ng kohët e fundit fitoi 150 milion dollarë në fonde për një fond të ri IA.

Po robotët vrasës?

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa shpejt po ndodh e gjitha kjo.

Nëse është shqetësuese, pse liderë dhe kompani të shumta e përkrahin atë?

Në një epokë të sigurisë kibernetike dhe dronësh vrasës, rreziqet po bëhen më shqetësuese se kurrë.

Konfliktet e armatosura dhe terrorizmi në rritje, shumë shpejt do të jetë shumë larg nga ajo çfarë dëgjojmë sot.

Nëse nuk veprohet në kohë, Siria do të jetë si një video lojë shumë e frikshme. Nëse nuk e përkrahim Elon Musk, atëherë duhet të dëgjojmë firmat e IA më të mira të botës, OKB gjithashtu duhet të reagojë.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0