Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale botën e biznesit? - Business Magazine Albania

Si po e ndryshon Inteligjenca Artificiale botën e biznesit?


Shkruar nga Sokol Vladi, drejtor i përgjithshëm i Microsoft Albania

Inteligjenca Artificiale po sjell ndryshime mjaft të mëdha në të gjitha fushat e botës së biznesit. Kohët e fundit, ajo është kthyer në një inovacion për mënyrën se si operojnë shumë biznese. Për rrjedhojë, kompanitë kanë filluar të ndërtojnë strategjitë e tyre duke u dhënë fokusin më të madh shifrave konkrete, në vend të përndjekjes të performancës së konkurentëve të tyre. Ndërkohë,  platformat janë bërë më të përgjegjshme dhe avantazhet konkuruese kanë filluar të adresojnë nevojat specifike të konsumatorëve. Inteligjenca Artificiale ka bërë të mundur që bizneset të zhvillohen në mënyrë eksponenciale dhe të ndryshojnë rrënjësisht çdo nivel të tyren, nga mjetet e prodhimit në angazhimin ndaj konsumatorëve.

Interneti i gjërave (Iot) dhe Interneti i njerëzve

Le t’u themi lamtumirë kohërave kur industritë ecnin në të njëjtën linjë veprimesh për vite me radhë. Tashmë, paradigma po zhvendoset drejt një modeli më dinamik, ku beteja për performancën e një biznesi nuk bazohet më midis produkteve, por përparësive konkuruese dhe përvojave të konsumatorëve.

Sipas një studimi të Gartner, 87% e liderëve të biznesit tregojnë se “dixhitalizimi” është kthyer në një prioritet të kompanisë dhe 90% e liderëve të korporatave pohojnë se prioritetet kryesore të tyre mund të arrihen vetëm në sajë të ndihmës së teknologjisë. Transformimi dixhital, tashmë nuk mbetet më një zgjedhje e negociueshme për bizneset që dëshirojnë të sigurojnë pozicionin e tyre në industri.

Me anë të Internetit të gjërave, bizneset mund të kryejnë një gamë të gjerë veprimesh falë 8 miliardë pajisjeve të ndërlidhura, duke filluar që nga pajisjet monitoruese dhe ato të mirëmbajtjes deri në ato që arrijnë të ndjekin prodhimin rregullisht dhe zgjidhin çdo lloj problemi teknik të kryer në distancë. Sigurisht, të gjitha këto gjenerojnë fitime!

Në kohët e sotme, më shumë se gjysma e aktivitetit të IoT përqëndrohet në prodhim, transportim, qytetet inteligjente dhe aplikacionet e konsumatorëve. Parashikohet, që brenda 5 viteve të gjitha industritë do të iniciojnë “Internetin e gjërave” në funksion të veprimtarisë së tyre. Numri i pajisjeve të ndërlidhura parashikohet të rritet në 50 miliardë nga viti 2020.

Le të themi që fokusi kryesor nuk mund të konsiderohen vetëm pajisjet e lartpërmendura.

Karakteristikat e “Internetit të gjërave” u japin mundësi kompanive të kenë avantazhin e kuptimit të sjelljes së klientit në mënyrë graduale. Ato sigurojnë një informacion të vlefshëm për vendimarrësit e bizneseve, në mënyrë që të krijojnë strategji të ndryshme, të zbulojnë mundësi të reja biznesi dhe të nxisin rrjedhën e të ardhurave. Fuqia e kombinuar e ndarjes së të dhënave me informacionin e marrë nga klienti bën që çdo industri të jetë sa më konkuruese.

Angazhoni audiencën tuaj, kudo që ajo ndodhet

Teknologjia ka transformuar mënyrën se si bizneset adresojnë klientët e tyre. Kufijtë e komunikimit tradicional janë fshirë për të mos bërë dallime midis gjuhëve, vendeve apo zonave kohore. Për shkak të spektrit të gjerë të aplikacioneve dhe platformave, ndërveprimet në internet janë gjithnjë e më komplekse. Dhe përderisa kjo është kthyer në një sfidë të vërtetë për shumicën e kompanive, është gjithashtu një mundësi për të rinovuar aplikacionet dhe faqet e tyre me mjetet e Inteligjencës Artificiale. Kjo u mundëson atyre të shohin, dëgjojnë dhe flasin gjuhën natyrore të përdoruesve të tyre, në mënyrë që të vlerësojnë dhe interpretojnë nevojat e tyre në kohë reale. Ndërtuar me shërbime njohëse të aplikuara për algoritme komplekse, chatbot-et përbëjnë ideale mjaft inovative, duke u lejuar bizneseve t’u ofrojnë klientëve të tyre më shumë ndërveprime personale sesa kurrë më parë.

Duke përpunuar gjuhën natyrore, chatbot-et mund t’u përgjigjen pyetjeve, të bëjnë rekomandime të zgjuara dhe të ofrojnë zgjidhje sipas kërkesës. Në vend të shërbimit tradicional të klientëve, bizneset tani mund të sigurojnë përvojat më të mira me ndihmën e këtyre chatbot-eve. Për shkak se njerëzit përdorin shumë platforma, përfaqësuesit e shërbimit përdorin mesatarisht 8.2 sisteme dhe mjete në ndërveprimet e konsumatorëve në një hark kohor prej vetëm një dite, sipas një studimi të Gartner. Për të dhënë rezultate më efikase, chatbot-et mund të integrohen në një numër të madh platformash, për t’i angazhuar konsumatorët në mjediset që ata i konsiderojnë deri diku të njohura dhe të pëlqyeshme.

E ardhmja është tani

Ndërsa përvoja e konsumatorit bëhet qendra e përpjekjeve të marketingut, kompanitë duhet të përqafojnë transformimin dixhital dhe t’i kthejnë produktet dhe shërbimet e tyre në zgjidhje që u përgjigjen nevojave të konsumatorëve. Aftësitë e reja teknologjike u ofrojnë mundësi bizneseve që të arrijnë në drejtimet e tyre dhe tek klientët ekzistues me plane të përshtatura komunikimi, bazuar në njohuritë që marrin nga mbledhja e të dhënave.

Gjatë disa viteve të fundit, revolucioni teknologjik ka ndikuar masivisht në shumë industri, duke e bërë të qartë se ky ritëm i evolucionit së shpejti do ta kthejë çdo kompani në një kompani softuerike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0