Ky sistem i ri i Inteligjencës Artificiale mund të shikojë se çfarë po mendoni » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 12/04/2018

Ky sistem i ri i Inteligjencës Artificiale mund të shikojë se çfarë po mendoni

Share
nga Albana Mucaj
Pri 12, 2018

Që kur njerëzit filluan të bënin progres në fushën e inteligjencës artificiale, shumë skepticizëm ka patur mbi idenë e të dhënit inteligjencë makinerive. Madje, edhe Elon Musk, si një nga futuristët më të mëdhenj të kohës, është kundër një të ardhme të varur nga inteligjenca artificiale.

Por, me gjithë këtë skepticizëm kaq të madh, disa shkencëtarë japonezë, kanë zhvilluar një sistem i cili vizualizon mendimet tona.

Po! Jemi duke folur për teknologjinë, e cila mund të shohë në mendimet e njerëzve dhe t’i kthejë ato në imazhe. Në fakt, është me të vërtetë e frikshme të dish se çfarë dikush tjetër po mendon. Jo më, teknologjia ta dijë se çfarë ti po mendon.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 7 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Por, si funksionon e gjithë kjo?

Në bërthamë të gjithë kësaj, qëndron aftësia për të skanuar trurin e njeriut. Shkencëtarët përdorën fMRI ose Functional MRI për të skanuar trurin, dhe jo MRI tradicional i cili vetëm monitoron aktivitetin e trurit. fMRI nga ana tjetër, mund të gjurmojë qarkullimin e gjakut në tru, madje edhe valet.

Sistemi përdor informacionin e siguruar nga skanimi për të gjetur se çfarë po mendon subjekti. Rezultatet më pas, konvertohen në imazhe, gjë kjo e bërë e mundur nga një rrjet kompleks neutral që bën dekodimin.

Por, sistemi nuk është ende i gatshëm që të punojë. Ai më parë duhet të trajnohet se si truri i njeriut funksionon, dhe të mësohet se si të gjurmojë qarkullimin e gjakut.

Pasi sistemi e mëson proçesin, ai fillon të shfaqë imazhet që kanë shumë ngjashmëri me atë që subjekti po mendon. Kjo e bërë e mundur vetëm nga futja në punë e disa shtresave të DNN ose Deep Neural Networks.

Kur DNN i është ngarkuar detyra e proçesimit të imazheve, një DGN ose Deep Generator Network përdoret për të krijuar imazhet me sa më shumë preçizion të jetë e mundur. Diferenca e krijimit të imazheve me dhe pa DGN është e madhe.

Metodat e testimit, përbëhen nga dy shkallë. Së pari, subjektit i tregohet një imazh, dhe më pas, inteligjenca artificiale e rikrijon atë. Pjesa e dytë e procedurës, e bën subjektin që të vizualizojë imazhin. Pas kësaj, sistemi krijon një imazh në kohë reale.

 Aplikimet e ardhme të kësaj teknologjie

E ardhmja e aplikimit të kësaj teknologjie është e shumllojshme dhe e frikshme. Imagjinoni sikur mendimet tuaja në një moment të caktuar, të shfaqen në një bord. Patjetër, që kjo të punojë, sistemi duhet të regjistrojë valët e trurit wireless (pa tela apo aparatura fizike). Aktualisht, kjo nuk është e mundur.

Me kohën, kjo teknologji mund të zhvillohet ku ajo të punojë nga distancë dhe të shohë mendimet tona. Gjithashtu, teknologjia e imazherisë, sigurisht që do të përmirësohet në vitet që vijnë.

Përsëri, është e vështirë që të injorosh avantazhet e këtij sistemi, së pari duke qënë se ai është i dizejnuar për njerëzit. Imagjinoni një botë ku të dënuarit dhe kriminelët të mund të skanohen për imazhe të të shkuarës së tyre, në vend që t’i bësh ata të flasin për to.

Por, ne ende na duhet të presim se çfarë teknologjia mund të bëjë!

Burimi: interestingengineering.com

Përktheu Jon Papadhimitri

/Artikulli u publikua më parë në faqen 7 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

 


Evente

Le të ndërtojmë një rrjet nervor

Shtator 26, 2018
6:30 PM – 9:30 PM

Coworking Week 2018

Tetor 4, 2018
7 PM

AllWeb Albania 2018

Tetor 11, 2018
9 AM - 6 PM