Jeta me Covid...Post-Covid… Po më pas? - Business Magazine Albania

Jeta me Covid…Post-Covid… Po më pas?

Mes kërkimeve për përgatitjen e një leksioni mbi efektet e Covid-19 tek bizneset e vogla, u gjenda tek njëri nga artikujt që kisha publikuar në datë 18 Mars 2020, praktikisht 9 ditë pasi u konfirmua rasti i parë me CoronaVirus në Shqipëri.

Gerti Boshnjaku: tani kërkohen lehtësi financiare, nesër investime në teknologji

Dukej që ishte shkruar ashtu si në pandemi e sipër në një situatë karantine, paditurie dhe pasigurie pasi ato ditë informacionet mbi Covid-19 ishin të pakta dhe më tepër të bënin konfuz.

U ndala pak tek sugjerimet e mia në atë shkrim të cilat ishin në 2 drejtime:

“Jemi para 2 sfidash, ndër të cilat njëra është përballja me situatën aktuale dhe tjetra për të qenë të përgatitur më mirë në emergjenca të ardhshme”.

Ndërkohë që sfidën e parë, atë të emergjencës na u duk se e kaluam jo keq me “dhimbjet” e saj, lind nevoja të kuptojmë se çfarë do të ndodhë tani. Tani kur jemi ri-hapur duhet ti bëjmë vetes disa pyetje. 

  • Çfarë ka ndryshuar përtej faktit se nuk jemi të mbyllur në shtëpi?
  • A po e kuptojmë se Covid-19 nuk u largua me heqjen e masave?
  • Pasi jemi rikthyer në punë dhe biznese a jemi sot më të qartë dhe më të sigurtë se dje?

Pavarësisht dëshirës për të qenë optimist duket se përgjigja është jo. Nëse përpiqesh të kuptosh nga bisedat e përditshme me njerëzit, ajo që rezulton është se po jetojmë një situatë ku çdo gjë është në udhëkryq; çdokush është në pritje të diçkaje që do të ndodhë dhe frika për një mbyllje të dytë dominon në mendjet e secilit. 

Njësoj si më parë.
Ajo që ka ndryshuar është se tashmë njëzëri kemi pranuar të infektohemi, të sëmuremi dhe mbase edhe të pranojmë që do ketë vdekje për hir të vazhdimësisë së Ekonomisë. 

“Nuk mund të ketë mbyllje të rradhës pasi pasojat për ekonominë do ishin fatale”.  

Ndërkohë shohim në media apo komunikime të OBSH-së se ende nuk kemi një kurë, apo një vaksinë shpëtimtare ndërkohë që kurbat e progresit të të prekurve kane filluar në shumë vende të shohin sërish për lart! 

  • Çfarë presim të ndodhë?
  • Çfarë duhet të bëjmë në këtë periudhë të vazhdueshme paditurie?
  • A ka disa mësime që kemi nxjerrë mbi të cilat duhet të reagojmë? 

Nëse lock-down i parë na gjeti të papërgatitur dhe kuptuam se qeverisjet e gjithë botës nuk e kishin menduar kurrë sa “vulnerabel” do ishim nga një sulm i tille, po tani çfarë masash jemi duke marrë për të qenë të përgatitur ndaj çdo të papriture të ngjashme?

Ajo që të gjithë konstatuam ishte se në një krizë të tillë ishin pikërisht shërbimet online që mundësuan vazhdimësinë e funksionimit të jetesës afër normales.

Lulëzon tregtia online. Ja lista e subjekteve ku mund të porosisni online

Pra, është mëse llogjike të vlerësohet si domosdoshmëri parapërgatitja për t’u përballur me ngërçe të tilla shëndetësore dhe ekonomike duke investuar fuqishëm në ngritjen dhe fuqizimin e infrastukturave të shërbimeve digjitale

Ose thënë më thjesht investime në proçesin e Dixhitalizimit. Proces ky i cili ka nisur prej vitesh në Europë dhe më gjerë, mirëpo ishte pikërisht Pandemia që e solli akoma më të prekshme rëndësinë e dixhitalizimit duke vendosur investimet për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit si prioritet të ringritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendeve në të ardhmen.

Nëse shikojmë raportet e fundit, Bashkimi Europian e ka renditur ndër prioritetet kryesore dixhitalizimin dhe ky fakt i jep një tjetër vlerë të shtuar performancës dhe cilësisë së infrastrukturës së rrjetit. Për këtë arsye BE do të alokojë fonde per zhvillimin e infrastrukturave me cilësi të lartë të tilla siç pritet të jetë 5G. 

Ndër pikat kyçe të programeve aktuale të BE përmendet Konektiviteti – të qënit të ndërlidhur në rrjet. Kriza na e tregoi vlerën e të qënit të lidhur nëpërmjet internetit apo rrjeteve telefonike mobile pasi nga pajisjet tona ishim në gjendje të komunikonim me njëri tjetrin apo të konsultoheshim me mjekun ndërkohë që fëmijët tanë të ndiqnin orët e mësimit dhe ne të vazhdonim punën nga shtëpia. 

Mësime online, Ja disa nga platformat që po u vijnë në ndihmë nxënësve

“The New Normal” dhe standardet e reja
Të gjithë po ndërgjegjësohemi se këto zhvillime të të ashtuquajturit “Normaliteti i ri” do të kërkojnë standarde të reja kudo. Njëkohësisht kjo sjell në vëmendje dhe sfidën e përballjes me këtë të ardhme plot të panjohura.

Investimet e mëtejshme në shpërndarje, shpejtësi dhe cilësi të rrjetit celular janë të domosdoshme edhe në vendin tonë për ta sjelle internetin nëpërmjet formave të ndryshme pranë çdo njeriu dhe çdo familje, njësoj si shërbimet e tjera utilitare të energjisë apo ujit të pijshëm. 

Si lajm shpresëdhënës në këtë drejtim, përsa i përket përqasjes së biznesit dhe standardeve në vendin tonë mund të përmend këtu rezultatet e publikuara të testimeve mbi cilësinë e infrastrukturave dixhitale nga umlaut në Shqipëri.

Umlaut analizoi cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri duke testuar performancën e shërbimeve voice dhe data në celular, në qytete të mëdha e të vogla, si edhe rrugë ndërqytetëse. 

Vodafone Albania vlerësohet nga umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri 

Bazuar në testimet e kryera, Vodafone Albania arriti pikët më të larta të marra ndonjëherë (893 pikë nga 1000), përsa i përket performancës së rrjetit në total, cilësisë së telefonatës, cilësisë së internetit, si dhe performancës nga të dhënat crowdsourced.

Rezultate që theksojnë edhe një herë se biznesi në vetvete është i prirur drejt standardeve më të larta në cilësinë e shërbimeve të ofruara. Në kohën kur teknologjia 5G konsiderohet nga shtyllat kryesore për të ardhmen dixhitale të Europës në hapat për rimëkëmbjen nga Covid e më tej, në vendet e BE po inkurajohet vënia në dispozicion e frekuencave të nevojshme për këtë teknologji brenda vitit 2020. 

Paralelisht edhe në vendin tonë janë hedhur disa hapa në këtë drejtim. Në Tetorin e vitit të kaluar (2019) u krye për herë të parë testi i 5G nga Vodafone dhe partnerët teknologjikë Nokia & Ericsson. Nëpërmjet këtij testi u soll eksperienca e 5G dhe u demonstrua se si 5G do të revolucionojë të ardhmen. 

Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

Sigurisht që rrugëtimi drejt 5G është ende i gjatë pasi për investime të tilla për futjen e një teknologjie 5G kanë nevojë për frekuenca të cilat do të duhet të vihen në dispozicion nga institucioni përkatës AKEP.

Ashtu si edhe në vendet e BE ky është një proces që do të kërkojë kohën e vet, mirëpo ndërsa në Tetor 2019 e ardhmja që vizualizohej mund të mendohej e largët, nevojat e përcjella nga situata e Pandemisë kërkojnë shpejtësi për tu përmbushur.

Për sa kohë jemi të gjithë në një situatë të tillë dhe nuk kemi ende njohurinë dhe luksin e një zgjidhje për të, ajo që na mbetet është të marrim masat e duhura për tu përshtatur me atë që po vjen. 

Përgatiti: Gerti Boshnjaku

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0