Oura nxjerr unazën SMART që do të monitorojë glukozën - Business Magazine Albania

Oura nxjerr unazën SMART që do të monitorojë glukozën

Oura nxjerr unazën SMART që do të monitorojë glukozën

Oura ka njoftuar një partneritet që do të sjellë një metrikë të rëndësishme për aplikacionin e saj të unazës SMART. Bashkëpunimi me Dexcom do të integrojë të dhënat e monitorëve të glukozës në aplikacionin Oura, duke ofruar një pasqyrë më të thellë mbi shëndetin e përdoruesve. Ky lajm vjen vetëm disa javë pas lançimit të unazës së fundit Oura, Oura Ring 4.

Pajisjet Dexcom, ndjekin nivelet e glukozës gjatë ditës dhe natës, duke ndihmuar në kuptimin e niveleve të glukozës në gjak dhe informimit rreth ushqimit dhe aktivitetit. Të dhënat tregohen përmes një aplikacioni në telefonin dhe orën tuaj inteligjente.

Matt Dolan, nënkryetar ekzekutiv për strategji dhe zhvillim tha: “Dexcom ofron sisteme të biosensoreve të glukozës, që ndihmojnë në  zgjedhjet e duhura të stilit të jetesës. Kjo u mundëson përdoruesve të marrin vendime për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky kombinim  do të tërheqë përdorues kuriozë ndaj lidhjes midis aktivitetit, gjumit, ushqyerjes dhe niveleve të glukozës.”

Lexo edhe Apple gati për të lançuar tabletën e mençur të montuar në mur me AI

Tom Hale, CEO i Oura, shtoi: “Me këtë partneritet do të fuqizojmë anëtarët që të rregullojnë sjelljen e tyre për të pasur një ndikim pozitiv në biometrikët dhe shëndetin afatgjatë. Duke punuar së bashku, Oura dhe Dexcom do të ndihmojnë anëtarët të vendosin se çfarë dhe kur të hanë. Për shkak se njerëzit reagojnë ndryshe ndaj ushqimeve dhe aktiviteteve të njëjta, udhëzimet dhe informacionet do të jenë të personalizuara.

Digitaltrend

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0