Zuckerberg: “Vëmendja jonë kryesore janë çështjet sociale dhe privatësia e përdoruesve” - Business Magazine Albania

Zuckerberg: “Vëmendja jonë kryesore janë çështjet sociale dhe privatësia e përdoruesve”


Ditën e djeshme Mark Zuckerberg ka ndarë në një postim në Facebook me ndjekësit e tij më të rejat që do të sjelli gjatë këtij vitit, planet, objektivat, projektet dhe informacione të tjera që kanë lidhje me atë çfarë po ndodh me projektet e Facebook, sigurisë, privatësisë dhe më shumë.

Më poshtë BusinessMag ju sjell të plotë postimin e tij: 
Lexoni: Disfata poshtëruese e Facebook lëkund pushtetin e Mark Zuckerberg-ut si asnjëherë më parë

“Ne sapo ndamë përditësimin tonë të fundit të komunitetit dhe rezultatet tre mujore. Ka më shumë se 2.7 miliardë njerëz që përdorin çdo muaj Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger dhe më shumë se 2.1 miliardë njerëz që përdorin të paktën një nga shërbimet tona çdo ditë.

Prioriteti ynë kryesor ka qenë trajtimi i çështjeve të rëndësishme sociale me të cilat ballafaqohet bota online dhe kompania jonë. Mbrojtja e privatësisë në nivel botëror do të jetë akoma më në qendër për vizionin tonë të së ardhmes.

Por gjithashtu besoj se kemi përgjegjësi për të mbajtur inovacionin dhe për të krijuar përvoja cilësore të reja për njerëzit që të bëhen bashkë në mënyra të reja. Kështu që unë jam fokusuar që të mund të vazhdojmë të ekzekutojmë udhërrëfyesin tonë proaktiv ndërsa punojmë shumë për të adresuar çështje të rëndësishme sociale. Ju mund të shihni përparimin tonë në përditësimet e reja të Facebook dhe Instagram, propozimin tonë për një sistem të ri të pagesave dhe kriptomonedhën e re, produktet tona të reja të realitetit virtual dhe forcën e komunitetit tonë në përgjithësi.

Si gjithmonë, faleminderit që jeni në këtë udhëtim me ne. Misioni ynë për ta sjellë botën më afër është i vështirë, por i rëndësishëm dhe unë i jam mirënjohës secilit prej jush për rolin që luan për të ndihmuar që kjo të ndodhë. Ju mund të lexoni përditësimin tim të plotë më poshtë.

Ky tre mujor ishtë shumë i rëndësishëm për ne. Komuniteti dhe biznesi ynë vazhdojnë të rriten, dhe tani ka më shumë se 2.7 miliardë njerëz që përdorin çdo muaj Facebook, Instagram, WhatsApp ose Messenger dhe më shumë se 2.1 miliardë njerëz që përdorin të paktën një nga shërbimet tona çdo ditë.

Ne vazhdojmë të përqendrohemi në katër prioritetet tona për vitin, duke bërë përparim në çështjet e mëdha sociale, duke ndërtuar përvoja cilësore, duke ndërtuar biznesin tonë dhe duke komunikuar çdo gjë për më shumë transparencë. Do të përqëndrohem në dy prioritetet tona të para sot, por së pari dua të flas për lajmet e fundit që kemi arritur një zgjidhje me FTC lidhur me shqetësimet e privatësisë.

Si pjesë e kësaj, ne kemi rënë dakord të paguajmë një gjobë prej 5 miliardë dollarësh. Por, edhe më e rëndësishmja, ne po bëjmë disa ndryshime të mëdha në mënyrën se si ndërtojmë shërbimet tona dhe drejtojmë këtë kompani. Kjo do të kërkojë investimin e një sasie të konsiderueshme të resurseve tona inxhinierike në ndërtimin e mjeteve për të shqyrtuar produktet tona dhe mënyrat e përdorimit të të dhënave. Kjo gjithashtu do të rrisë ndjeshëm përgjegjshmërinë tonë duke sjellë procesin për auditimin e kontrolleve të privatësisë sonë më shumë në përputhje me atë se si funksionojnë kontrollet financiare në kompanitë publike me Sarbanes Oxley. Ne do të duhet të certefikohemi çdo tre mujor për të përmbushur të gjitha angazhimet tona të privatësisë. Dhe ashtu siç kemi një komitet të auditimit të bordit tonë që mbikëqyr kontrollet tona financiare, tani do të kemi edhe një komision të ri për privatësinë e bordit tonë që do të mbikëqyrë programin tonë të privatësisë dhe do të punojë me një auditor të pavarur të privatësisë që i raporton këtij komiteti të ri dhe FTC. Ne po shikojmë mundësinë që një nga liderët tanë më me eksperiencë të marrë rolin Chief Privacy Officer për Produktin, që do të më raportojë mua dhe menaxhojë programin tonë të privatësisë. Gjithashtu do të jemi më rigoroz në monitorimin e zhvilluesve, të cilët i aksesojnë të dhënat përmes platformës sonë. Së bashku, ne presim që këto ndryshime do të vendosin një standard të ri për industrinë tonë.

Ky është një ndryshim i madh për ne. Ne ndërtojmë shërbime që miliarda njerëz u besojnë çdo ditë për të komunikuar me njerëzit që duan. Privatësia ka qenë gjithmonë e rëndësishme për shërbimet që ne ofrojmë dhe tani është edhe më e rëndësishme për vizionin tonë të ardhshëm për rrjetëzimin social. Është e rëndësishme që ta marrim këtë ashtu si duhet dhe ta implementojmë në të gjitha sistemet tona.

Do të duhet kohë për ta bërë siç duhet dhe gjithashtu pres që, ashtu si me punën që kemi bërë për sigurinë dhe integritetin, ne do të vazhdojmë të identifikojmë dhe rregullojmë problemet ndërsa zhvillojmë sistemet tona. Por qëllimi ynë është që të krijojmë një privatësi aq të fortë sa shërbimet më të mira që ne ofrojmë dhe kjo zgjidhje na jep kërkesa të qarta përpara.

Tani, duke iu referuar prioriteteve të kompanisë sonë, përparësia jonë kryesore është të ecim përpara me çështjet sociale me të cilat ballafaqohet bota online, duke përfshirë privatësinë, si dhe zgjedhjet, përmbajtja e dëmshme, transportueshmërinë e të dhënave dhe më shumë. Në të gjitha këto fusha, kam mbrojtur idenë se interneti do të përfitonte nga qeveritë që vendosin rregulla më të qarta. Unë nuk besoj se është e qëndrueshme që kompanitë private të marrin kaq shumë vendime për çështjet sociale pa një proces të fuqishëm demokratik. Ose rregulloret e duhura do të vihen në vend, ose presim që zhgënjimi në industrinë tonë do të vazhdojë të rritet.

Këtë tremujor kam kaluar kohë në Europë duke biseduar me politikëbërësit për mënyrën se si kjo mund të funksionojë. Kam takuar Presidentin Macron për të diskutuar në lidhje me përmbajtjen e dëmshme. Kjo është një fushë ku unë besoj se mund të jetë një proces efektiv publik i udhëhequr nga qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike në Europë dhe ndoshta në SHBA një proces për standardet e industrisë dhe vetë-rregullimin.

Por ne nuk jemi duke pritur rregullatorët për të rritur mbikëqyrjen e pavarur. Ne sapo publikuam raportin e tretë të transparencës, i cili tregon përparimin që po bëjmë në shumë kategori të përmbajtjes së dëmshme, përfshirë gjuhën e urrejtjes dhe dhunën grafike, por edhe fushat që ende duhet të bëjmë më shumë, si ngacmimi. Unë besoj se më shumë kompani duhet të publikojnë raporte transparence që numërojnë prevalencën e përmbajtjeve të dëmshme në shërbimet e tyre. Kjo do të ndihmonte kompanitë dhe qeveritë të dizenjonin sisteme më të mira për t’u marrë me të. Dhe pas vitit të ardhshëm, ne do të publikojmë këto raporte në baza tremujore kështu që njerëzit mund të mbështeten tek ne dhe të na mbajnë të informuar me çka ndodh.

Ne po ecim përpara edhe me planet tona për një bord të pavarur mbikëqyrës për vendimet mbi përmbajtjen. Unë besoj se është e rëndësishme që njerëzit të mund të apelojnë vendimet dhe po krijojmë sisteme që janë transparente në të cilat njerëzit mund të kenë besim. Ne kemi punuar me ekspertë për lirinë e shprehjes në mbarë botën dhe kemi marrë shumë feedback për mënyrën se si mund të funksionojë kjo, të cilën e publikuam në një raport muajin e kaluar. Ne presim të formojmë këtë bord të mbikëqyrjes deri në fund të këtij viti.

Ne gjithashtu vazhdojmë të investojmë shumë në mbrojtjen e zgjedhjeve – duke përfshirë përpjekjet më të avancuara për të ndaluar sjelljen e koordinuar joautentike, mjetet e reja të transparencës së reklamave dhe më shumë partneritete për kontrollin e fakteve. Kundërshtarët tanë vazhdimisht po bëhen më të sofistikuar, por zgjedhjet e fundit në BE dhe Indi tregojnë se përpjekjet tona po funksionojnë. Pas zgjedhjeve të fundit të BE-së, ish-kryetari i Parlamentit të BE-së tha se kemi përmbushur angazhimet për të luftuar ndërhyrjen në zgjedhje dhe se falë përpjekjeve tona zgjedhjet ishin shumë më transparente online. Ne do të vazhdojmë të përforcojmë këto me zgjedhjet 2020 të SHBA.

Gjithashtu dua të diskutoj prioritetin tonë të dytë – ofrimi i një eksperience cilësore për komunitetin tonë. Dhe ka disa përpjekje për të cilat janë i emocionuar:

E para është vizioni ynë i fokusuar në privatësi për të ardhmen e rrjetëzimit social – duke filluar me mesazhe të sigurta, private dhe të ndërveprueshme. Ne jemi shumë të fokusuar në këtë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke u bazuar në themelet që kemi me Messenger dhe WhatsApp.

Me Messenger, ne po rishkruajmë aplikacionin nga e para për ta bërë atë platformën më të shpejtë dhe më të sigurtë të mesazheve në botë dhe po punojmë drejt krijimit të enkriptimit end-to-end. Me këtë, ne po fillojmë të hulumtojmë se si një platformë sociale private mund të bëhet qendra e përvojës suaj sociale, për shembull, duke sjellë së bashku të gjitha historitë nga aplikacionet tuaja të ndryshme në një vend. Ne po ndërtojmë gjëra të tilla si mundësia për të bashkë-shikuar videot së bashku.

Me miliona biznese të vogla që përdorin WhatsApp Business, po ndërtojmë edhe mjete të reja si katalogët e produkteve që sipërmarrësit në mbarë botën mund ta përdorin falas. Kjo ka rëndësi sidomos për numrin në rritje të bizneseve të vogla që nuk kanë një prani në internet, ose që përdorin platforma të mesazheve private si WhatsApp si mënyrën e tyre kryesore për të bashkëvepruar me klientët.

Kjo lidhet me zonën e ardhshme të produktit që unë jam shumë i emocionuar, që është tregtia (commerce) dhe pagesat. Këto janë hapësira të mëdha dhe të rëndësishme dhe ne kemi bërë përpjekje në disa fusha të mëdha për të ofruar përvoja më të mira se ajo që ekziston sot – nga Instagram Shopping në Facebook Marketplace për pagesat në të gjithë aplikacionet tona me projektin e ri Libra që kemi njoftuar kohët e fundit . Këto përpjekje janë të rëndësishme për përvojën tonë të produktit dhe për biznesin tonë. Pasi njerëzit të kenë lidhje me rrjetet e tyre në platformat sociale, një nga pyetjet më të mëdha është se si mund t’i ndihmojmë ata të përdorin rrjetet e tyre që kanë ndërtuar për të krijuar mundësi dhe një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është nëpërmjet tregtisë.

Facebook Marketplace u jep njerëzve një mënyrë për të blerë dhe shitur mallra në një rrjet të besuar me identitete të vërteta. Qindra miliona njerëz tashmë përdorin Marketplace çdo muaj. Gjithashtu po ndërtojmë mënyra për njerëzit që të bashkëveprojnë me bizneset përmes mesazheve, siç është WhatsApp Business, sepse njerëzve nuk u pëlqejnë që të telefonojnë bizneset dhe do të angazhohen në mënyrë asinkrone mbi mesazhet, nëse është e mundur.

Pagesat janë pjesë e kësaj. Ne po vazhdojmë të testojmë pagesat në WhatsApp në Indi dhe jemi pranë lançimit edhe në vende të tjera. Në të ardhmen, ne do t’u mundësojmë njerëzve të përdorin të njëjtën llogari të pagesave për të dërguar para për miqtë dhe bizneset në WhatsApp, Instagram, ose të realizojnë transaksione në Facebook. Të jesh në gjendje të dërgosh para aq lehtë sa mund të dërgosh një foto do të hapë mundësi të reja për bizneset.

Më gjerësisht, besoj se ka një mundësi për të ndihmuar shumë më shumë njerëz që të kenë qasje në mjete financiare. Muajin e kaluar kemi njoftuar se ne ishim duke punuar me 27 organizata të tjera për të formuar Shoqatën Libra. Shoqata do të krijojë një monedhë të re të quajtur Libra, e cila do të mundësohet nga teknologjia blockchain. Shoqata Libra do të jetë e pavarur nga Facebook apo ndonjë anëtar tjetër, por ne planifikojmë që kjo monedhë të jetë e disponueshme në të gjitha shërbimet tona. Qëllimi është të fuqizojmë miliarda njerëz në mbarë botën, të cilët përdorin shërbime si WhatsApp, por që përjashtohen nga shërbimet bankare, me qasje në një kriptovalutë të sigurtë, të qëndrueshme dhe të stabilizuar mirë.

Zona e tretë e produktit që dua të theksoj është se ne jemi fokusuar në mundësimin e një eksperience më të mirë se ajo që ekziston sot në platformat e ardhshme të realitetit të shtuar dhe atij virtual.

Këtë tremujor, ne kemi lançuar Oculus Quest, kufjet tona wireless dhe me liri të plotë të lëvizjes. Ajo ka marrë komente të shkëlqyera dhe ne po i shesim aq shpejt sa mund t’i bëjmë ato. Ka akoma shumë punë për të zhvilluar këtë ekosistem dhe për të ofruar produktet e ardhshme VR dhe AR që ne ëndërrojmë, por ky është një moment historik. Do të ketë edhe më shumë risi gjatë viteve të ardhshme dhe ne tani kemi platformën që do të ndërtojmë për të ecur përpara.

Arsyeja pse realiteti i shtuar dhe ai virtual ofrojnë një eksperiencë cilësore më të mirë sesa platformat tradicionale është se ata të ofrojnë ndjesinë e pranisë – se jeni në të vërtetë me një person tjetër ose në një vend tjetër. Ndjenja e pranisë është shumë e rëndësishme për ndërveprimet sociale. Edhe sikur do të duhej më shumë se ç’pritet për ta ofruar këtë masivisht, vazhdoj të besoj se kjo do të jetë një nga kontributet më të rëndësishme në mënyrën se si e përdorim të gjithë teknologjinë gjatë një periudhe afatgjatë.

Ky është përditësimi im në punën tonë për çështjet kryesore sociale me të cilat po përballemi. Ne kemi bërë shumë përparim në këtë tremujor dhe kemi shumë për të bërë përpara. Biznesi ynë vazhdon të performojë mirë dhe Sheryl do të flasë për këtë më shumë në vazhdim.

Lexoni: Si të krijoni një faqe të biznesit në Facebook

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0