Huawei i përgjigjet deklaratës së Trump për ndalimin e produkteve të saj në SHBA - Business Magazine Albania

Huawei i përgjigjet deklaratës së Trump për ndalimin e produkteve të saj në SHBA


Pas deklaratave zyrtare nga Android dhe Google në lidhje me ndalimin e produkteve të Huawei nga qeveria e SHBA dhe si kjo do të ndikojë tek pronarët aktualë të smartfonëve Huawei, kompania kineze e telekomunikacionit dhe pajisjeve të konsumit ka publikuar një deklaratë për shtyp. Ndërsa hidhet dritë mbi detajet, ajo ofron sqarime dhe siguri. Por ka një fjalë të vetme që fuqishëm lë të kuptohet se planet e Huawei për sistemin operativ do të integrohen në pajisjet e ardhshme si Mate 30 Pro.

Lexoni: Ndalimi i produkteve të Huawei, ja çfarë do të thotë për vetë kompaninë dhe SHBA

Deklarata si më poshtë:

“Huawei ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në zhvillimin dhe rritjen e Android në mbarë botën. Si një nga partnerët kryesorë global të Android, ne kemi punuar ngushtë me platformën open-source për të zhvilluar një ekosistem që kanë përfituar si përdoruesit ashtu edhe industria.

Huawei do të vazhdojë të ofrojë përditësime të sigurisë dhe shërbime pas shitjes për të gjitha produktet ekzistuese Huawei si dhe për smartfonët dhe tabletët Honor, duke mbuluar ato që janë shitur dhe që janë akoma në stokun global.

Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një ekosistem të sigurtë dhe të qëndrueshëm të softuerit, në mënyrë që të sigurojmë përvojën më të mirë për të gjithë përdoruesit në nivel global”.

I sigurtë dhe i qëndrueshëm

Deklaratat e kombinuara të Android, Google dhe Huawei ofrojnë siguri të qartë për përdoruesit ekzistues Huawei si dhe për smartfonët dhe tabletët Honor. Në mënyrë efektive, të gjitha pajisjet ekzistuese në treg do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht. Pajisjet e ardhshme të Huawei janë në rrezik.

Më pak se një javë më parë, drejtori ekzekutiv i Huawei, Richard Yu tha: “Ne kemi përgatitur sistemin tonë operativ, nëse nuk mund t’i përdorim më këto sisteme ekzistuese, ne do të jemi gati dhe do të kemi planin tonë B.” Yu i referohet si Android ashtu edhe Windows, pasi ndalimi do të ndikojë në mundësinë që Huawei të blejë liçencat OEM të ardhshme nga Microsoft.

Lexoni: Huawei premton një smartfon 5G sa gjysma e çmimit të rivalëve

Fjalia e fundit në deklaratën e Huawei është kritike: “një ekosistem i sigurtë dhe i qëndrueshëm i softuerit”. Megjithëse pa ndonjë detaj thelbësor, kjo tingëllon si një konfirmim se pajisjet e ardhshme Huawei do të dalin me një sistem operativ të zhvilluar in-house, me gjasatë nxitur nga Android Open Source Project.

Sigurisht, do të jetë e qëndrueshme, sepse asnjë qeveri apo entitet tjetër nuk mund të mposhtë dhe eleminojë nga tregu Huawei.

Sistemi operativ alternativ duhet të jetë dukshëm i ngjashëm më ndërfaqen e përdoruesit të saj ekzistues, por pa aplikacionet e rëndësishme si Gmail dhe Google Play që shumica e përdoruesve presin në një pajisje Android.

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0