Huawei premton një smartfon 5G sa gjysma e çmimit të rivalëve - Business Magazine Albania

Huawei premton një smartfon 5G sa gjysma e çmimit të rivalëve


Gjiganti kinez i telekomunikimit Huawei planifikon të shesë smartfonë 5G me gjysmën e çmimit të konkurrentëve të saj.

Në një intervistë me Financial Times të botuar të Enjten, Peter Zhou, shefi i marketingut pranë kompanisë, tha se Huawei ka në plan të sjellë këtë vit në treg smartfonë 5G për vetëm 600 dollarë. Zhou tha se po pret që ky çmim të bjerë më shumë në vitin 2020.

Lexoni: Tregu i smartfonëve – Pse Samsung dhe Apple po humbasin terren ndaj Huawei?

“Vitin tjetër, disa persona thonë se ne mund t’i shohim smartfonët 5G në 300 dollarë dhe mendoj se kjo është e mundur”, tha ai.

Ky çmim do t’i mundësojë Huwei ​​që të jetë mbi rivalët e tij, versionet e smartfonëve 5G të të cilëve thuhet se kushtojnë dyfishin e këtij çmimi. Për shembull, Galaxy s10 5G i Samsung pritet të kushtojë mbi 1.200 dollarë. Apple nuk ka njoftuar akoma se kur do të lançohet versioni i smartfonit 5G ose cili do të jetë çmimi i tij.

Vitin e kaluar, Huawei arriti Apple duke u bërë kështu krijuesi i dytë më i madh në botë për smartfonë që po përgatitet për dominim global.

Kompania ka arritur këtë sukses pavarësisht se është mbyllur nga disa tregje kryesore, duke përfshirë SHBA, Kanada dhe Australi, për shkak të shqetësimeve të sigurisë së qeverisë.

SHBA ka ndaluar përdorimin e produkteve dhe shërbimeve Huawei në agjencitë e saj federale, duke besuar se teknologjia e kompanisë mund të bëhet një ndihmë për qeverinë kineze për të spiunuar vendin.

Lexoni: Gjermania planifikon të përjashtojë Huawei nga rrjeti i ri 5G

Në përgjigje, Huawei paditi qeverinë amerikane në Shkurt.

“Kongresi amerikan ka dështuar në mënyrë të përsëritur të sjellëprova për të mbështetur kufizimet e saj për produktet Huawei. Ne jemi të detyruar të ndërmarrim këtë veprim ligjor si një mjet i duhur dhe i fundit,” tha në atë kohë Guvernatori i Huawei.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0