Gjermania planifikon të përjashtojë Huawei nga rrjeti i ri 5G

Gjermania planifikon të përjashtojë Huawei nga rrjeti i ri 5G


Qeveria gjermane po eksploron nëse mund të përjashtojë kompaninë kineze të teknologjisë Huawei nga infrastruktura e ardhshme mobile, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë.

Berlini po merr në konsideratë kërkesa më strikte sigurie, që mund të pengojnë përdorimin e produkteve të “Huawei”-t në rrjetet e saj 5G.

Lexoni: Gjermania ndalon makinat e vjetra me naftë. Komisionerja Europiane: “Mos e sillni ndotjen në Europën Lindore”

Shumë vende po punojnë për të penguar përfshirjen e kompanisë teknologjike kineze në rrjetet e tyre 5G, në lidhje me shqetësimet e sigurisë.

Kompania kineze, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, është përballur me rezistencë nga qeveritë e huaja, për shkak të rrezikut se teknologjia e saj mund të shfrytëzohet për spiunazh.

Huawei shprehet se shqetësimet për sigurinë janë të pabazuara.

Huawei është në qendër të hetimeve për mashtrim dhe vjedhje të të drejtës së autorit në Amerikë, dhe tensionet janë ndezur që kur Kanadaja arrestoi zyrtarin kryesor financiar të kompanisë Meng Wanzhou në aeroportin e Vancouver më 1 dhjetor 2018 me kërkesë të autoriteteve amerikane.

Lexoni: HTC, LG, dhe Sony, në vitin 2019 do të sjellin telefona 5G

Amerika dëshiron që zonja Meng, vajza e themeluesit të Huawei, të ekstradohet për t’u përballur me akuzat për mashtrim. Ajo akuzohet se përdor një kompani filial për të anashkaluar sanksionet kundër Iranit.

SHBA, Australia dhe Zelanda e Re kanë bllokuar po ashtu kompanitë lokale të përdorin “Huawei”-n për të siguruar teknologjinë e rrjeteve 5G.

/Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0