Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2017, paraqiten si më poshtë:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje vjetore 1 %.
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie vjetore 2,7 %.
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie vjetore 0,2 %.
Ndërtim
Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e katërt 2017:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016;
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016;
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016;
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2016.
Industri:
- Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje vjetore 1,5 %.
- Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje vjetore 3 %
- Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje vjetore 1 %
- Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje vjetore 5,7 %.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto