Kjo do të thotë se shumë punëtorë që kërkojnë të avancojnë në karrierën e tyre duhet të shohin jashtë kompanive të tyre për të gjetur një mentor. LinkedIn mendon se mund të ketë gjetur një zgjidhje për këtë problem bazuar në vëzhgimin e aktivitetit të përdoruesve të tij.
Lexoni: Arti i Mentorimit: 3 hapat për krijimin e liderëve të biznesit
Hari Srinivasan, drejtor i menaxhimit të produktit në LinkedIn thotë se njerëzit fillojnë të bisedojnë me të tjerët brenda kompanive të tyre për të marrë këshilla për karrierën. Megjithatë, ai thekson, “Ndërsa njerëzit po kalojnë gjithnjë e më pak kohë në një kompani, është e vështirë të gjesh njerëz me të cilët duhet të flasësh.” Analiza e brendshme e veprimeve të përdoruesve zbuloi se 89% e liderëve në LinkedIn do të interesoheshin për dhënien e këshillave. Ndër kërkimit të këshillave, eksplorimi i mundësive të karrierës ishte një nga çështjet më të rëndësishme që shumë donin të diskutonin me një mentor.
Sot, LinkedIn po teston një shërbim të ri pa pagesë për përshtatjen e anëtarëve me profesionistë të tjerë, të cilët mund t’u japin atyre këshilla shumë të nevojshme për karrierën. “Mendojeni si një formë të re të mentorimit që është virtuale, e lehtë dhe që përshtatet me vendin e punës,” thotë Suzi Owens, menaxhere e grupit të Komunikimit Korporativ në LinkedIn.
Mënyra se si funksionon është mjaft e drejtpërdrejtë. Do të ketë një vend të dedikuar në profilin tuaj të quajtur “your dashboard “, i cili është privat dhe mund të aksesohet në desktop apo pajisjet mobile. Kjo do të shfaqë “qendrën e këshillave të karrierës” ku ju mund të regjistroheni për të qenë mentor ose i mentoruar.
Si fillim shfaqet një vështrim themelor i funksionit dhe vlerës së tij për ata që japin dhe marrin këshilla. Nga atje, ju do të udhëzoheni që të jepni hollësi mbi atë që dëshironi të bisedoni duke shtuar rajonin, industrinë, shkollimin etj. Më pas ju jepet një mundësi për të përsosur preferencat sipas llojit të këshillave që dëshironi siç janë sipërmarrja, kërkimi i punës, rritja në karrierë etj. Sapo të futen preferencat, algoritmi i përputhjes së LinkedIn-it menjëherë do të dërgojë rekomandime për përshtatjet. Nëse keni kërkesa të shumta, ju mund të rrëshqitni kursorin për të parë të gjitha përshtatjet. Nëse ju zgjidhni dikë ata do të marrin një mesazh menjëherë duke i njoftuar për interesimin tuaj për t’u lidhur me ta. Pasi të dy palët bien dakord, ata mund të fillojnë të flasin ose në platformën e LinkedIn ose kudo ku ata preferojnë.
Lexoni: “TOP 5” këshillat për të gjetur mentorin ideal
Owens thekson se ju jeni në gjendje të lidheni me këdo që “shtrihet përtej rrjetit tuaj për të takuar udhëheqësit më me përvojë në komunitetin tuaj.”
Srinivasan pranoi se një nga pengesat e mundshme ishte që anëtarët duhet të ishin të kujdesshëm ndaj pritshmërive. Një nga arsyet pse mentorimet dështojnë është sepse mësim-marrësi nuk është gjithmonë në gjendje të artikulojë atë që ka nevojë ose kërkon shumë nga një mentor. Ai thotë se LinkedIn po punon për mënyrat për ta bërë bisedën të rrjedhë më lehtë, në mënyrë që të dyja palët të marrin atë që kanë nevojë.
Funksionaliteti i ri nuk do të shtrihet gjerësisht në fillim. Owens thotë se “një nëngrup i vogël” i anëtarëve do ta përdorë atë dhe nuk ofroi specifika të tjera. Ajo tha se ata do të vazhdojnë të punojnë edhe gjatë testimit dhe se të gjithë anëtarët do të jenë në gjendje të hyjnë në këtë shërbim deri në fund të verës.
Owens thekson se nuk ka për qëllim të jetë zëvendësim për mentorimin afatgjatë. Ai ka për qëllim të trajtojë ato kërkesa “të shpejta” si dhe nëse jeni duke marrë qasjen e duhur në skenarë të ndryshëm. Megjithëse kjo ngjall nevojën për shpejtësi, Srinivasan thotë se është “cilësia e këshillave që do të përcaktojnë suksesin kur mund të keni këtë lloj përvoje.”
Lexoni: 7 Mentorë që tashmë i keni, por nuk i dalloni!
Ata që kërkojnë këshilla të menjëhershme, një chatbot mund të jetë zhgënjyes pavarësisht se sa shpejt përgjigjet. Këtij shërbimi të ri, si çdo marrëdhënieje të mirë mentorimi, do t’i duhet pak kohë.
burimi: fastcompany
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.