Tani që jemi të tejmbushur me reklama të shkurtra dhe mesazhe që zgjasin më pak se një video TikTok-u, ka një gjë që po i reziston kohës dhe po shndërrohet në “pushtetin” e vërtetë të një marke, krijimi i përmbajtjes.
Po, mund të mendoni se është thjesht një tjetër detyrë në listën tuaj të pafundme, krahas lançimeve të produkteve, email-eve të klientëve dhe mbledhjeve të stafit. Por realiteti është ndryshe, krijimi i përmbajtjes nuk është më një zgjedhje, është thelbi i një marke që do të zgjasë.
Lexo gjithashtu: Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh
Ja gjashtë arsye pse përmbajtja është investimi më i fuqishëm që mund të bëni për biznesin tuaj:
I jep zë dhe personalitet markës suaj
A e keni pyetur ndonjëherë veten si do ishte marka juaj sikur të ishte një person? Do ishte një mik me humor, apo një lider i qetë që flet me autoritet?
Përmbajtja, qoftë një postim i thjeshtë në rrjetet sociale apo një video pas kuintave, është mënyra sesi “njerëzoni” biznesin tuaj. Ky ndërtim lidhje emocionale. Dhe një markë që ndihet afër, nuk harrohet lehtë.
Ju shndërron në ekspertin që të gjithë kërkojnë
Njerëzit nuk kërkojnë më reklama. Ata kërkojnë besim. Kur ju ndani këshilla të vlefshme, udhëzues praktikë apo truke të vogla që u lehtësojnë jetën, ata fillojnë të besojnë se ju e njihni lojën.
Dhe kush e njeh lojën, udhëheq tregun.
Drejton trafikun… dhe rrjedhimisht, shitjet
Çdo postim, blog apo video është një ftesë që i çon njerëzit drejt dyqanit tuaj, fizik apo digjital.
Një artikull i mirëoptimizuar për SEO? E bën Google të të dojë. Një video shpjeguese në Instagram? I jep konsumatorit atë shtysën që i duhet për të blerë. Në fund, përmbajtja është si një shitës i përhershëm që nuk fle kurrë.
Lexo gjithashtu: Aurrel Kondi – Nga sfidat personale në Berlin te ndërtimi i urave mes diasporës dhe Shqipërisë falë “Illyrian Brains”
Ndërton një komunitet, jo vetëm klientë
Çfarë është më e madhe se një biznes? Një lëvizje.
Përmbajtja ka fuqinë të mbledhë njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ju.
Kur ripostoni një klient të kënaqur, bëni një pyetësor argëtues, ose ndani një histori frymëzuese të një dite pune, ju po krijoni një rreth miqsh, jo vetëm blerësish.
Ju mban në mendjen e klientëve në një botë me zhurmë të madhe
Çdo sekondë, rrjetet sociale mbushen me meme, video me mace dhe lajme të çuditshme. Nëse nuk shfaqeni rregullisht, njerëzit thjesht… harrojnë.
Por, me pak strategji dhe shumë konsistencë, ju mund të shndërroheni në markën që ata kërkojnë sa herë kanë nevojë për zgjidhje.
Lexo gjithashtu: SPECIALE/ Nga spektakli tek memet, kur fushata bëhet narrativë për klikime
Ndërton besim dhe besimi sjell para
Kur ndani përmbajtje që informon, ndihmon ose thjesht argëton, konsumatori e ndien që jeni aty për të, jo vetëm për të shitur. Dhe kjo është mënyra më e fuqishme për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata.
Mesazhi final (po edhe pak motivim)
Mos e mendoni përmbajtjen si luks. Është oksigjeni i markës suaj.
Dhe nuk keni pse të nisni me fushata gjigande. Mjafton një postim i sinqertë, një blog i thjeshtë apo një video ku flisni si njeri, jo si reklamë.
Çfarëdo që të bëni, niseni. Eksperimentoni. Shikoni çfarë funksionon. Sepse markat që krijojnë përmbajtje nuk mbijetojnë, ato sundojnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.