Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë kli... - Business Magazine Albania

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël, “Mr. Wonderful” ndan historinë e një suksesi që lindi nga konfliktet mes një nëne dhe vajzës së saj.

Kevin O’Leary, i njohur gjerësisht si “Mr. Wonderful” nga emisioni Shark Tank, nuk njihet për ëmbëlsi apo emocion, por kur një biznes e impresionon, ai e tregon hapur. Në një intervistë ekskluzive për Javën e Biznesit të Vogël, O’Leary ndau mendimet e tij për atë që me të vërtetë ndihmon në ndërtimin e një baze të qëndrueshme klientësh: autenticiteti.

Lexo gjithashtu: Tarifat e Trump-it nuk do ta bëjnë Hollywood-in ‘‘GREAT’’ sërish,  por ekziston një plan që mundet

Sipas tij, çdo biznes i vogël që kërkon sukses duhet ta fillojë rrugëtimin me një pyetje thelbësore: “Sa njerëz duan këtë produkt dhe sa janë të gatshëm të paguajnë për të?” Ai thekson se momenti vendimtar ndodh brenda shitjeve të para prej 1 milion dollarësh, aty përcaktohet nëse kompania mund të tërheqë dhe të mbajë klientin në mënyrë të leverdishme.

Por në ditët e sotme, një produkt i mirë nuk mjafton. Rrjetet sociale janë kthyer në mjetin kryesor të marketingut dhe sipas O’Leary, asnjë kompani që synon tregun e gjerë nuk mund të përjashtojë këtë platformë. “Nuk do të investoja kurrë në një kompani që nuk është aktive në rrjete sociale. Do të mbetet pas konkurrencës,” thekson ai.

Lexo gjithashtu: Aurrel Kondi – Nga sfidat personale në Berlin te ndërtimi i urave mes diasporës dhe Shqipërisë falë “Illyrian Brains”

Si shembull i një suksesi autentik, O’Leary përmend kompaninë Wicked Good Cupcakes, themeluar nga nëna e bija Tracey Noonan dhe Danielle Vilagie nga Massachusetts. Ata nuk fituan zemrat e klientëve me fotografi të bukura të ëmbëlsirave, por me postime të sinqerta nga jeta e tyre e përditshme dhe grindjet e natyrshme mes nënës dhe vajzës, që u bënë virale.

“Konfliktet e Dani dhe Tracey ishin legjendare,” kujton O’Leary me buzëqeshje. “Ishte një marrëdhënie e vërtetë, ashtu si shumë nëna dhe vajza që punojnë bashkë. Pikërisht ky realitet krijoi një komunitet besnik që jo vetëm bleu produktet, por u bë pjesë e historisë së tyre.”

Në përfundim, sipas O’Leary, autenticiteti dhe transparenca nuk janë vetëm taktika, janë themeli i një marrëdhënieje afatgjatë me klientin. Dhe në një botë gjithnjë e më digjitale, historitë e sinqerta vlejnë më shumë se kurrë.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0