Marcus Lemonis këshillon të rinjtë: "Bëni çdo punë dhe mos jetoni me prindërit tuaj" - Business Magazine Albania

Marcus Lemonis këshillon të rinjtë: “Bëni çdo punë dhe mos jetoni me prindërit tuaj”


Vite më parë Marcus Lemonis u bë CEO i kompanisë miliarda dollarëshe “Camping World” dhe investoi në dhjetra biznese të tjera. Ai ishte si shumica e të diplomuarve të tjerë të kolegjit, përveç një detaji të vogël.

Pas diplomimit nga Marquette University në vitin 1995, 22 vjeçari kishte si synim punën në zyrat publike. Lemonis humbi ofertën e tij për Dhomën e Përfaqësuesve të Floridës, përkundër një miratimi nga “The Miami Herald” dhe ndryshoi shtigjet e karrierës. Ai u zhvendos në shitjet e automobilave, më pas në kamping dhe në biznesin RV.

Kalimi direkt nga kolegji në botën e punës e ndihmoi Lemonis të gjente rrugën e karrierës dhe formoi etikën e tij të punës.

Këtu janë dy gjëra që sipërmarrësi dhe ylli i “The Profit” thotë se çdo i diplomuar duhet të bëjë:

Provoni çdo lloj pune që mund të gjeni

“Provoni çdo lloj pune që mund të gjeni, vetëm në mënyrë që t’i bindeni një kalendari,” thotë Lemonis, “një orar për t’u ngritur të Hënën në mëngjes dhe përfunduar të Premten mbrëma.”

“Puna juaj e parë nuk duhet të jetë në biznesin tuaj familjar”, thotë Lemonis. “Shkoni punoni për dikë tjetër, dikush që mund dhe do t’ju pushojë.”

Ndërsa mund të jetë joshëse për t’u çlodhur gjatë gjithë verës, sipërmarrësi thotë se këta muaj janë vendimtarë për fillimin e karrierës suaj.

“E di që e keni përdorur verën historikisht për të pushuar, por pushimi i verës ka mbaruar”, thotë ai. “Gjeni një punë.”

Mos jetoni me prindërit tuaj

Ndërsa shumë të rinj kthehen në shtëpi për vite me radhë për të kursyer para dhe për të gjetur rrugët e tyre të karrierës, ai thotë se dalja në botën reale është një opsion më i mirë.

“Këshilla ime më e mirë për gjeneratën e diplomimit të vitit 2017 do të ishte të mos qëndrojnë në shtëpi për shumë kohë”, thotë ai. “Lajini vetë rrobat tuaja, përgatitini ushqimin tuaj, futuni në një punë, paguani faturat tuaja.”

Nëse nuk mund të gjesh një stazh të paguar ose një punë në fushën që je i interesuar, bëni çdo lloj gjëje që ju vjen, edhe nëse paguheni vetëm pak dollarë në orë, thotë multi-milioneri.

Është më mirë se sa të uleni në shtëpi dhe të merrni zero dollarë“, thotë ai.

burimi: cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0