Emri i këtij çmimi është “Customers’ Friend”, një projekt ndërkombëtar, i cili është prezantuar për herë të parë në tregun europian në vitin 2014, ndërsa tashmë është i disponueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Programi “Customers’ Friend” i ICERTIAS synon të mbledhë në kuadrin e vet kompani dhe organizata, të cilat zbatojnë dhe i japin shtysë qëndrimit të drejtë dhe profesional në treg, komunikimit miqësor dhe profesional me klientët, përkrahjes së shkëlqyer për klientët dhe që ndikojnë pozitivisht në komunitetin social në territorin ku veprojnë. Kompanitë dhe organizatat që kanë interes të bëhen pjesë e programit të certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS, i nënshtrohen shqyrtimit të kujdesshëm nga analistët dhe ekspertët e tregut, që punojnë në ICERTIAS dhe që mbështeten në hulumtimet dytësore të tregut. Objektivi i programit ndërkombëtar “Customers’ Friend” të ICERTIAS është promovimi dhe nxitja e marrëdhënieve cilësore midis kompanive më të mira dhe klientëve të tyre, konsumatorëve, punonjësve dhe partnerëve afaristë.
Në lidhje me këtë projekt ndërkombëtar të certifikimit mund të gjeni më shumë informata në faqen e internetit: www.customersfriend.org.
Kompanitë në Republikën e Shqipërisë, të cilat gjykojnë se kanë marrëdhënie cilësore dhe shembullore me klientët dhe konsumatorët e tyre, si dhe me punonjësit, mund të vetësugjerohen për këtë çmim prestigjioz në fushën e afarizmit, duke vizituar faqen: www.customersfriend.org/application ose duke shkruar në adresën e postës elektronike: [email protected].
RRETH PROGRAMIT “CUSTOMERS’ FRIEND” TË ICERTIAS-it
Misioni i programit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it është gjetja, analizimi dhe shënjestrimi i kompanive dhe organizatave në treg, të cilat ofrojnë një qëndrim shembullor në raportet që ato kanë me klientët (blerësit dhe konsumatorët), punonjësit dhe partnerët afaristë. Kompanitë, të cilat i plotësojnë kriteret e certifikimit dhe që janë të gatshme të nënshkruajnë deklaratën e programit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it dhe që veprojnë në pajtim me rregullat e përmendura në të, hyjnë në programin e certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS dhe mund ta bëjnë pjesë të aktiviteteve të tyre promocionale medaljen “Customers’ Friend i ICERTIAS – SEPSE NE I VLERËSOJMË KLIENTËT TANË”. Objektivi i programit ndërkombëtar “Customers’ Friend” të ICERTIAS është promovimi dhe nxitja e marrëdhënieve cilësore midis kompanive më të mira dhe klientëve të tyre, konsumatorëve, punonjësve dhe partnerëve afaristë.
Organizata ndërkombëtare ICERTIAS – Shoqata Ndërkombëtare për Certifikime – me zyrat ndërkombëtare të regjistruara në Zyrih të Zvicrës, qëndron prapa programit të certifikimit “Customers’ Friend” të ICERTIAS-it.
RRETH ICERTIAS
ICERTIAS është një organizatë moderne, private, e pavarur nga ndikimi politik, e cila merret me hulumtim tregu dhe certifikim dhe që zbulon, certifikon dhe shpërblen kompanitë, produktet apo shërbimet që janë të nivelit më të lartë, duke i orientuar në këtë mënyrë klientët në mbarë botën drejt më të mirës që ofron tregu. Me programet e veta të certifikimit si “Best Buy Award”, “QUDAL – QUality meDAL” dhe “Customers’ Friend”, ICERTIAS aktualisht është e pranishme në mbi 40 vende në pesë kontinente. E themeluar në Zvicër në vitin 2011, organizata ICERTIAS është e regjistruar si “ICERTIAS – International Certification Association GmbH” në regjistrin zyrtar të Kantonit të Zyrihut.
burimi: shqiptarja.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.