Megjithatë, pavarësisht rrugës që zgjidhni të ndiqni, ka disa aftësi universale që të gjithë milenianët duhet të mësojnë për të qenë të suksesshëm në afatgjatë.
Business Magazine ka zgjedhur shtatë aftësitë më të efektshme.
1. Bëhuni shitësi më i mirë i vetes tuaj
Mbani mend se ju jeni gjithmonë duke shitur, qoftë kjo një aftësi, produkt, markë ose veten. Duke ditur se si ta aplikosh shitjen në markën tënde personale është çelësi për të fituar njohje.
2. Ndërmerrni rreziqe
Nëse jeni duke kërkuar të hyni në një industri që nuk keni njohuri apo keni filluar një punë që nuk keni aftësitë e duhura, është e rëndësishme të mbani mend se të gjithë të tjerët po marrin të njëjtat rreziqe. Shtyjini vazhdimisht kufinjtë e zonës suaj të rehatisë dhe shpërblimet do t’ju pasojnë.
3. Ndërtoni një aftësi specifike
Kur ke një mori talentesh, është e lehtë të ndihesh i/e kualifikuar për një numër të madh pozicionesh por në të njëjtën kohë, mund të ndiheni të pa kualifikuar për shumë të tjerë. Milenianët më të talentuar kanë kaluar muaj duke përmirësuar një aftësi që do t’i bëjë ata shumë më të dëshirueshëm në tregun e punës.
4. Meditoni
Të medituarit do t’ju sjellë më shumë qetësi se çdo gjë tjetër që mund të bëni. Mbajeni parasysh këtë.
5. Udhëtoni
Bëni pak pushim dhe shfrytëzoni kuriozitetin tuaj për të vizituar vende dhe për të provuar gjëra të reja.
6. Ndaloni së menduari për çdo gjë
Në mes të shpërqendrimeve të mediave sociale dhe të punëve të shumta, milenianët kanë shumë gjëra në mendje. Mënyra më e mirë për t’i përballuar ato është thjeshtë duke i marrë gjërat ashtu siç janë, në vend që të mendojmë çdo veprim gjatë gjithë kohës.
7. Mësoni si të kurseni
Ndërsa shumë prej nesh nuk besojnë në qëllimin e një llogarie kursimi, është e rëndësishme të praktikoni aktin e të kursyerit. Mijëvjeçarët janë të përqendruar në gjëra afatshkurtër dhe shpesh harrojnë të bëjnë vend për ato që do të vijnë më pas.
Burimi: businessinsider.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.