4 shenja që ju jeni shumë i zgjuar për punën tuaj - Business Magazine Albania

4 shenja që ju jeni shumë i zgjuar për punën tuaj


Askush nuk dëshiron të ndjejë se aftësitë e tij janë duke u nënvlerësuar ose potenciali i tij është duke u çuar dëm.

Por kjo është ende një çështje mjaft e përhapur. Sipas një studimi, 35% e milenianëve me diploma Bachelor të universitetit thonë se punët e tyre të para jashtë shkollës nuk kanë kërkuar një diplomë kolegji.

Çdokush mund të jetë shumë i zgjuar për punën e tij, ndonëse ata janë të “mbikualifikuar” ose kanë “ngecur” në rolin, fushën apo organizatën e gabuar.

Më poshtë janë disa shenja se ndoshta është koha për të lëvizur në diçka më sfiduese:

1. Ju jeni i mërzitur

“Mërzitja e pandërprerë është treguesi më i madh që ju jeni shumë i zgjuar për punën tuaj” thotë në një postim në LinkedIn, CEO dhe themelues i “Human Workplace”, Liz Ryan. “Nëse mërzia ju pushton deri në atë pikë që ju duhet kafeinë për të qëndruar zgjuar, ju jeni në vendin e gabuar”, shpjegon ai.

2. Ju nuk duhet të përpiqeni shumë

Është shumë mirë që të jeni i aftë dhe mbi mesataren në disa fusha, por në qoftë se ju jeni duke performuar shumë mirë gjatë gjithë kohës, është koha të merrni në konsideratë se ju mund të jeni i mbi kualifikuar.

“Është një shenjë se ju jeni shumë i zgjuar për rolin tuaj në qoftë se ju jeni duke përfunduar detyrat që keni dhe po bëni edhe më shumë”, thotë Ryan Kahn, një trajner karriere, themelues i “The Hired Group”.

3. Ju nuk jeni duke mësuar ndonjë gjë

Punët gjithmonë duhet të funksionojnë si mundësi për të mësuar, edhe nëse ju e pëlqeni apo jo punën tuaj. Nëse ju zbuloni se nuk ka asgjë tjetër për të mësuar nga roli juaj, kjo është ndoshta koha për të lëvizur brenda organizatës apo për të lëvizur përfundimisht.

4. Shefi juaj nuk ka një vizion

“Ju nuk mund të rriteni profesionalisht duke punuar për dikë që nuk e ka idenë se çfarë një vizion ose ku do të shkojë”, thotë Ryan.

Shefi juaj duhet të jetë dikush nga i cili mund të mësojmë. Në qoftë se ata nuk kanë një plan për mënyrën se si do të rritet departamenti apo edhe më tej vetë karriera e tyre, kjo është një shenjë se ata nuk kanë shumë për t’ju ofruar.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0