Si të krijoni një brand që njerëzit e njohin, e besojnë dhe e zgjedhin - Business Magazine Albania

Si të krijoni një brand që njerëzit e njohin, e besojnë dhe e zgjedhin

Në një treg gjithnjë e më të mbingarkuar, nuk fitojnë vetëm ata që kanë një produkt të mirë, fitojnë ata që ndërtojnë një identitet të qartë, krijojnë lidhje reale me audiencën dhe fitojnë besimin e klientëve. Një brand i fortë nuk është vetëm një dizajn i bukur apo një slogan i goditur, është përshtypja që i mbetet dikujt pas çdo ndërveprimi me ju, qoftë në një email, në rrjetet sociale apo edhe në një bisedë të shkurtër.

Kush jam unë? 

Unë jam Marsilda Bialczak, një mentore biznesi dhe konsulente marketingu me mbi 13+ vite përvojë në marketing dhe media sociale, dhe mbi 10 vite përvojë në shitje në tregjet evropiane dhe amerikane, sidomos në sektorët e teknologjisë dhe IT. Kam ndihmuar kompani nga e gjithë bota të rrisin komunitetet e tyre në rrjetet sociale dhe të depërtojnë në tregje të mëdha si ai i SHBA-së me anë të strategjive të marketingut dhe shitjeve. 

Une jam themeluese e Agjensisë së Marketingut Expand2Market.

Gjithashtu themeluese e grupit në Facebook “Sipërmarrësit Shqiptarë në Mbarë Botën” me mbi 40.8 mijë anëtarë!

5 Shtyllat e një brandi që fiton zemrat, besimin dhe portofolat në tregun shqiptar dhe më gjerë

  1. Qartësi në mesazh

Nëse dikush nuk kupton menjëherë se kush jeni dhe çfarë bëni, atëherë ju humbisni mundësi reale për t’u zgjedhur. Qartësia është thelbësore. Mesazhi juaj duhet të jetë i drejtpërdrejtë, i kuptueshëm dhe i diferencuar: Kush jeni? Çfarë ofroni? Pse pikërisht ju?

Nje shembull i mirë është IKEA

Çfarë bën IKEA? Mobilje të bukura, të thjeshta dhe me çmime të përballueshme. Të gjithë e kuptojnë këtë në sekondën e parë që hyjnë në website ose në dyqan.

Mos thuaj “Ofrojmë shërbime cilësore në ndërtim…”

Thuaj “Ne ndërtojmë shtëpinë që e ke menduar në kokë, brenda afatit dhe pa kosto të fshehura.”

Gjej një fjali që shpjegon saktësisht çfarë bën, për kë, dhe pse duhet të të zgjedhin. Vendose në bio, në website, dhe thuaje shpesh.

  1. Konsistencë vizuale dhe verbale

    Një brand i fortë nuk ndryshon “zërin” apo pamjen çdo muaj. Ai ndërton besim duke qenë i qëndrueshëm në stil, ton dhe estetikë në të gjitha platformat. Qoftë një postim në Instagram apo një email, çdo element duhet të reflektojë të njëjtën energji dhe profesionalizëm.

    Një shembull i mirë është Coca-Cola

Që nga shishet, ngjyra e kuqe, fonti, deri tek reklamat që lidhen gjithmonë me “lumturinë”, Coca-Cola nuk gabon kurrë në imazh apo ton komunikimi.

Mos përdor një herë logo blu dhe herën tjetër jeshile. Mos komento në një stil zyrtar sot dhe në një gjuhë “rrugës” nesër.

Krijo një manual të vogël brandi për vete. Vendos:

  • Ngjyrat e tua
  • Fontin që përdor gjithmonë
  • Tonin e komunikimit (miqësor, edukativ, profesionist)
  • Fjalët kyçe që përdor shpesh
  1. Storytelling me qëllim

    Histori të vërteta krijojnë lidhje të vërteta. Ndani pse keni nisur këtë rrugë, çfarë sfidash keni kaluar dhe çfarë qëllimi qëndron pas punës suaj. Kur njerëzit ndihen të përfshirë emocionalisht, ata fillojnë të besojnë, të kujtojnë dhe të ndajnë brandin tuaj me të tjerët.

Një shembull i mirë është Gjirafa

Gjirafa nisi si një startup nga Kosova që donte të dixhitalizonte informacionin për shqiptarët në internet. Sot është një platformë lider që përfshin tregti, video dhe më shumë.

Ndaj pse e ke nisur biznesin. A pate një problem që e zgjidhe vetë? A do të ndryshosh diçka në treg?

Bëj një postim 1 herë në muaj me historinë tënde personale.

Nxirr klientë realë në qendër të historisë (jo thjesht “shite diçka”).

Fokusu në ndjesi dhe sfida, njerëzit lidhen me njerëz, jo me firma.

  1. Prova sociale dhe transparencë

    Në një botë me shumë premtime boshe, provat reale flasin më fort se çdo fjalë. Postoni testimonialë të sinqertë, rezultate konkrete dhe komente nga klientët tuaj. Transparenca jo vetëm që rrit besimin, por krijon siguri për blerjen e ardhshme.

Një shembull i mirë është Dua Lipa (si brand personal)

Suksesi i saj nuk është vetëm talenti, është transparenca në rrjete sociale, përfshirja e fansave dhe komuniteti që e ndjek. Ajo ndan përditshmërinë, pasionet dhe komenton vetë në rrjet.

Nëse njerëzit nuk shohin dëshmi të suksesit tënd, ata nuk kanë arsye të besojnë.

Posto rregullisht screenshots të feedback-ut nga klientët.

Ndaj rezultate me para/pas: “Ja si i rritëm shitjet 3-fish për këtë dyqan…”

Nxirr video ose foto të klientëve që flasin vetë për eksperiencën

  1. Jepni më shumë vlerë sesa kërkoni shitje

    Një brand i suksesshëm edukon, ndihmon dhe frymëzon para se të shesë. Kur i tregoni audiencës suaj se i kuptoni nevojat e tyre dhe kujdeseni për suksesin e tyre, ata do të rikthehen vetë tek ju, pa qenë nevoja të shtyni fort për një shitje.

Një shembull i mirë është Hubspot (në nivel global)

Ata ofrojnë dhjetëra artikuj, trajnime dhe udhëzues falas për marketing para se të kërkojnë që të blesh CRM-in e tyre.

Në vend që të bësh çdo postim me “blini tani”, bëj postime si:

  • “5 këshilla që të mos hidhni para kot kur rinovoni shtëpinë”
  • “Gabimi që shumica bëjnë kur marrin një avokat”

Eduko, mëso, ndihmo dhe shitja do të vijë vetë. Jep më shumë sesa merr, dhe do të bëhesh marka e preferuar.

Po ndërtoni një brand, jo thjesht një biznes

Brand-i është një investim emocional dhe afatgjatë. Ai nuk ndërtohet në një javë, por çdo hap i qëndrueshëm drejt një identiteti të qartë, e bën markën tuaj më të njohur, më të respektuar dhe më të kërkuar.

Mos bëni vetëm marketing. Ndërtoni besim.
Mos shisni vetëm produkte. Jepni kuptim dhe zgjidhje.
Mos postoni për t’u dukur aktiv. Ndani vlera reale që e bëjnë ndjekësin të ndalet, të kujtojë dhe të kthehet.

Nëse keni nisur një biznes apo mendoni të hapni një së shpejti dhe doni një sy profesionist për të parë se ku jeni dhe cfarë duhet të ndryshoni apo se nga t’ia nisni, na kontaktoni për një telefonatë falas dhe të zbulojmë se si kompania jonë mund t’iu ndihmojë në rrugëtimin tuaj.

Për të prenotuar telefonatën klikoni këtu! 

Ndiqni në Instagram Marsilda Bialczak për këshilla praktike dhe strategji të dobishme në fushën e biznesit, marketingut dhe shitjeve.

Postimet e saj janë të fokusuara në rritjen e markave, ndërtimin e prezencës online dhe shndërrimin e ndjekësve në klientë të qëndrueshëm.

 

Nëse dëshironi të mësoni strategji të provuara marketingu dhe të zhvilloni biznesin tuaj në mënyrë të qëndrueshme, atëherë kanali ynë i YouTube “Meso Marketing dhe Udheto me Marsi

lda Bialczak” është vendi i duhur për të filluar. Shikoni videot tona ku ndajmë ide, këshilla praktike dhe trendet më të fundit në biznes. Mos humbisni mundësinë për të marrë njohuri që do t’ju ndihmojnë të bëni diferencën në treg!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një ide është e mirë vetëm nëse mund ta zbatosh.”
— Mark Cuban
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0