"Animus Home", teknologjia më e re e shpikur nga vëllezërit Bytyqi - Business Magazine Albania

“Animus Home”, teknologjia më e re e shpikur nga vëllezërit Bytyqi


Janë vëllezër që të tre; janë me kualifikime superiore nga Universiteti Lund në Suedi – ndër më të mirët në botë ndërsa i bashkon edhe interesimi i madh për teknologji dhe sipërmarrje.

Këta vëllezër janë Fidan, Vatan dhe Vigan Bytyqi. Fidani është magjistër në ekonomi; Vatani inxhinier i diplomuar në inxhiniering software, ndërsa Vigani është inxhinier për zhvillim dhe dizajn të produkteve.

Para tri vitesh, në Malmo të Suedisë ata kanë themeluar startup-in Animus Home. Kjo kompani merret me shpikje pra inovacionet më të reja për tregun global të industrisë së “shtëpive të zgjuara”.

animus-home-teknologjia-me-e-re-e-shpikur-nga-vellezerit-bytyqi-business-mag

Produkti i parë, Animus Heart (Zemra e shtëpisë) dhe platforma e saj zgjidh dy probleme kyçe të “shtëpive të zgjuara”: e para është se e bashkon shtëpinë në një aplikacion të vetëm (ndriçimi, TV, sensorët, kamera etj. menaxhohen përmes një aplikacioni të vetëm); e dyta është që konsumatori nuk ka nevojë të mendojë se çfarë mund të bëjnë produktet e zgjuara në shtëpi, sepse aplikacioni rekomandon drejtpërdrejtë për shërbimet, si: alarmi i shtëpisë, menaxhimi i ngrohjes etj.

“Deri në vitin 2020 parashikohen mbi 50 miliardë produkte të zgjuara. Asnjë kompani në botë ende nuk e ka zgjidhjen se si konsumatori do ta kontrollojë shtëpinë me të gjitha këto produkte të ndryshme. Këtë s’e di madje as Apple e as Google. Ne, me produktin tonë, e kemi ballafaquar këtë sfidë dhe e ofrojmë zgjidhjen. Kështu, në Mars presim të fillojmë me dërgesat me shumicë për konsumatorët në BE”, ka thënë Fidani.

Për tri vjet, themeluesit e kanë financuar vetë nismën dhe zhvillimin e produktit. Por, ndërmarrja e tyre nuk kaloi pa vëmendje. Në Nëntor 2016 arritën marrëveshje me një investitor suedez. Investitori është sipërmarrës i njohur në Telekom, nga ku Animus Home vlerësohej me plot 1,5 milionë euro.

“Me familjen jemi arratisur për në Suedi në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Atëherë, ne fëmijët, ishim dy deri në gjashtë vjeç. Si çdo i ri shqiptar, në diasporë rritesh me nostalgjinë dhe frymëzimin e familjes që vendlindja asnjëherë nuk duhet harruar. Ndaj, tani na erdhi mundësia që për vendlindjen të bëjmë më shumë. Kështu, kemi hapur vende të reja pune, këtu në Prishtinë, me punësim të menjëhershëm në fushat e zhvillimit të software-it (front-end)”, thekson Fidani.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0