Intervistë me ekspert, Arjeta Dhima: “E folura në Publik” - Business Magazine Albania

Intervistë me ekspert, Arjeta Dhima: “E folura në Publik”


Arjeta Dhima – Intervistë me ekspert “E folura në Publik”

Kush ëshë Arjeta Dhima?

Regjisore/ Aktore

CEO e iACT studio

Public Speaking & Aktrim

1- Kur themi e folura në publik, zakonisht na shkon mendja tek politikanët…Vetëm ata flasin në publik apo vetëm ata dëgjohen?

Arjeta-Dhima-businessmag

Çdo individ është i krijuar për të komunikuar, për të dhënë mendimin dhe për t’u shprehur. Pavarësisht se vetëm disa nga profesionet e caktuara të individëve iu duhet të përballen me publik të përbërë nga një numër i kufizuar personash. Në rastin e politikanëve, ata kanë fatin e mirë dhe të keq të jenë të monitoruar në çdo fjalim apo intervistë nga media të ndryshme. Pra ata flasin dhe ata dëgjohen në të njëjtën kohë. Fakti nëse e folura e tyre është korrekte ose jo, këtu kemi hapësire për diskutim.

2- Çfarë do të thotë të flasësh në publik? Duket sikur gjithkush, me pak kurajo dhe pa komplekse është i aftë ta bëjë…Apo jo?

Të përballesh me publikun duhet të kalosh etapat e të përballurit me veten, me mendimet e tua, me zërin tënd. Duhet të njohësh mirë energjitë e tua, që të kuptosh nëse je i aftë apo jo, të çosh mendimin tënd më tej, ta transmetosh atë në publik. Me pak kurajo, ti mund të arrish të dalësh në publik, por vetëm kaq. Përsa i përket saktësisë së fjalimit ose prezantimit që të duhet të mbash kjo është një tjetër fazë. Sepse fillon dridhja e zërit, djersitja e duarve dhe skuqja në fytyrë si pasojë e pasigurisë që ke për t’u përballur në atë audiencë.

3- E folura në publik dhe sipërmarrja. Si lidhen me njëra tjetrën?

Sipërmarrësit e sukseshëm janë ata të cilët kanë aftësinë të influencojnë. Përmes artit të të folurit në publik ata ndikojnë dhe bindin jo vetëm punjonjësit të ndjekin vizionin e tyre por edhe klientët. Të jesh një sipërmarrës nuk do të thotë se ti mund t’i komandosh njerëzit që punojnë për ty më anë të një shkopi magjik apo përmes një fjale kyçe. Të marrësh përsipër do të thotë të komunikosh idetë e tua me vartësit e tu, me klientin tënd dhe me publikun e interesuar për idetë dhe produktin tënd. Nëse je sipërmarrës, ti je i detyruar t’u përgjigjesh telefonatave, të komunikosh me vartësit për probleme ose porosi të ndryshme, dhe komunikimi efektiv dhe aftësia bindëse është nje nga aftësite kryesore në biznes.

4- Startupet kanë nevojë të prezantojnë idenë e tyre në konkurse, para një audience, menaxherët e departamenteve duhet të udhëheqin dhe të motivojnë me fjalimet e tyre para punonjësve. Në ekosistemin e ri të sipërmarrjes dhe bizneseve startup që po zhvillohen në Tiranë dhe Shqipëri, sa nevojë ka për të folur siç duhet në publik? Çfarë duhet të bëjnë ata për t’ia arritur?

Arjeta-Dhima_Snapseed-businessmag

Një nga aftësitë kryesore të sipërmarrësve duhet të jetë aftësia për të shitur idetë dhe produktet e tyre. Aftësia për të bindur investitorët potencialë në projektin e tyre, klientët dhe audiencën që produkti dhe ideja e tyre i shton vlerë të gjithëve. Aftësia komunikuese në publik është një aftësi që mësohet me trajnim dhe praktikë për të zhvilluar artin e të folurit në publik.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 65 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

5- E folura në publik, mund të quhet edhe komunikim me publikun? Çfarë elementësh përfshin ky komunikim?

Mesazhi, të përçosh sa më saktë dhe bukur mesazhin. Kjo është lufta e politikës dhe e biznesit sot në botë, kush ka një mesazh të qartë dhe e transmeton më bukur atë.

Rezonanca e zërit dhe artikulimi luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Sepse audienca kërkon të dëgjojë qartë, të marrë një mesazh pa sforco, pa lodhje mendore dhe akustike. Prandaj folësi ( gazetari, politikani, menaxheri, profesori, avokati etj.) duhet të jenë të përgatitur për përballjen me audiencën.

Arjeta-Dhima-businessmag

Një tjetër element shumë i rëndësishëm është edhe energjia që transmeton folësi, pra emocioni që mbart.

6- A ka njerëz që e kanë të lindur aftësinë e Komunikimit në Publik?

Mendoj që po, janë disa aftësi që lindin bashkë me njeriun. Në rastin e të folurit në publik do të shënoja më shumë raste të fituara dhe zhvilluara duke i praktikuar. Trajnimet e të folurit në publik janë ato që zënë ndër vendet e para në listën e trajnimeve që profesionistët e fushave të ndryshme zhvillojnë për të perfeksionuar aftësitë e tyre në përballje me publikun.

7- Sa ndikim ka një komunikim i mirë me stafin, një fjalim frymëzues në performancën e një kompanie?

Drejtim dhe komunikim, nuk mund t’i veçosh dot. Një lider duhet të ecë paralelisht në këto dy cilësi kyçe të një suksesi të mundshëm.

8- Në trajnimet e tua, marrin pjesë më shumë, njerëz të politikës apo sipërmarrjes?

Politikanët, biznesmenët, njerëzit e medias, avokatët, menaxherët, pedagogët janë njerëzit që kanë kërkesë më të lartë dhe ambicie për të arritur sa më shpejt rezultatet e dukshme.

9- A ka rëndësi mosha për të marrë pjesë në trajnim? Pra mund të jemi tepër të rinj apo tepër të moshuar për të marrë pjesë?

Ne fillojmë që nga moshat e vogla, personat me vështirësi artikulimi dhe deri tek targetgupi i përmendur më sipër. Mosha tek trajnimet tona ështe larmishmëri jo kufizim.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 65 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0