Sipas një hulumtimi të Bernstein Research, kompania më e re Alphabeat dhe nëndega e saj Google zotërojnë inxhinierët më profesionistë. Por edhe Facebook dhe Twitter nuk qëndrojnë larg në zhvillimin e talenteve, sipas të njëjtit raport. Gjithashtu edhe Uber po investon fuqishëm te talentet.
Raporti i Bernsteint, hartuar nga analisti Carlos Kirjner, është unik në llojin e tij sepse vlerëson performancën e kompanive bazuar në talentet inxhinierike që posedojnë.
Ky hulumtim është përpiluar duke shfrytëzuar rënditjen e SignalFire të talenteve. SignalFire ka zhvilluar një metodologji, e cila mbulon mbi 3 milionë kompani private dhe publike të teknologjisë. Rënditja është përcaktuar në bazë të projekteve inovative dhe edukative të inxhinierëve si dhe eksperienca e lidershipi që zotërojnë.
Raporti i Bernstein zbuloi se disa kompani kanë talente të cilat në përballje me talentët e gjigandëve qëndrojnë pas ndërsa në sektorin e tyre janë lider. Shembull i qartë është talenti inxhinierik i PayPal, i cili nuk matet dot me talentet që zotëron Google dhe Amazon, por që tejkalojnë rivalët në sektorin e pagesave.
U konstatuan disa informacione kyçe në raport si:
– Alphabet ka numrin më të lartë të inxhinierëve më profesionistë. Afro 20 % të inxhinierëve të kësaj kompanie në matjet e TalentRank të SignalFire janë 95 % më profesionalë sesa ato të rivalëve.
– Pikët më të larta në TalentRank i shënon Twitter duke pasur në konsideratë numrin e vogël të punojësve.
– Facebook ka një ekip të fuqishëm inxhinierësh në fushën e reklamimit
– Talenti inxhinierik i Yahoo është në rënie prej vitesh.
– Amazon ka talente inxhinierike të cilët mund të operojnë përgjithësisht
– Pinterest ka inxhinierët më profesionalë ndërsa Uber ka rritjen më të madhe të talentit inxhinierik.
– PayPal dhe premtojnë. Inxhnierët e PayPal nuk janë aq të mirë sa të gjigandëve por që manifestojnë një eksperizë të pashoq në sektorin e pagesave.
/PC World Albanian/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto