Vlorë, hapen 121 biznese të reja. Si ndërlidhet kjo me muajt e verës - Business Magazine Albania

Vlorë, hapen 121 biznese të reja. Si ndërlidhet kjo me muajt e verës

Afrimi i muajve të verës por dhe sezoni turistik ka shtuar dhe kërkesat për hapje te bizneseve të reja, apo dhe rihapje të nipteve të atyre bizneseve që kanë qenë mbyllur në dimër.

Drejtori i Tatim taksave të Vlorës Ermal Pekmezi shprehet se janë rreth 121 biznese qe janë hapur vetëm në muajin prill të këtij viti.

“Bizneset qe janë hapur rishtas këtë periudhe, pra të muajit prill janë kryesisht biznese që merren me turizmin si bare, restorante, hoteleri etj. Kjo është pjesa më e rëndësishme e bizneseve që do jenë drejtpërdrejt me turistin, por nuk mungojnë dhe hapja e disa bizneseve të tjera që nga ndërtimi apo dhe transporti që janë në faktor të turizmit”, tha Eral Pekmezi.

Po ashtu specialisti i turizmit në Vlorë Ervin Sota  shprehet se ka kërkesa të shumta për hapje biznesesh në profilin e turizmit për Vlorën, duke marrë dhe shembull e një familje italiane e cila ka hapur një restorant në Vlorë.

 “Interesi në qyte,tin e Vlorës për hapje te reja të hoteleri turizëm është shumë i madh, kjo është një ekonomi e shtuar për qutetarët e Vlorës, pasi shtohen kërkesat për punonjës”, tha Ervin Sota.

Prenotime e shumta po përkthehet në ekonomi më të fortë apo të ardhura të mira për qytetarët e Vlorës. topchannel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0