Largohen 14 mijë punonjës nga Tesla, përfshirë edhe drejtues - Business Magazine Albania

Largohen 14 mijë punonjës nga Tesla, përfshirë edhe drejtues

Tesla shkurton fuqinë punëtore globale me më shumë se 10%. Në një e-mail drejtuar punonjësve, Elon Musk shpjegoi se nisma në disa raste i detyrohet dyfishimit të roleve, por mbi të gjitha nevojës për të ulur kostot. Kompania ka mbi 130 mijë punonjës në mbarë botën. Një shkurtim prej 10% potencialisht barazohet me të paktën 14 mijë punëtorë të pushuar nga puna.

“Ndërsa e përgatisim kompaninë për fazën tonë të ardhshme të rritjes, është jashtëzakonisht e rëndësishme të shikojmë çdo aspekt të kompanisë në drejtim të uljes së kostove dhe rritjes së produktivitetit”, thekson Elon Musk në një letër drejtuar punëtorëve. “Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne kemi bërë një rishikim të plotë të organizatës dhe kemi marrë vendimin e vështirë për të reduktuar fuqinë tonë punëtore me më shumë se 10% globalisht,” vazhdon ai.

Aksionet e Tesla kanë humbur 31% që nga fillimi i vitit, për shkak të rënies së kërkesës për makina elektrike dhe konkurrencës së ashpër nga rivalët kinezë. Kohët e fundit, Tesla raportoi se regjistroi rënien e parë vjetore të dërgesave të automjeteve që nga viti 2020, kur Covid-19 frenoi prodhimin dhe shitjet.

Tesla raportoi këtë muaj se dërgesat globale të automjeteve në tremujorin e parë ranë për herë të parë në gati katër vjet pasi ulja e çmimeve nuk arriti të nxisë kërkesën.

Prodhuesi i automjeteve elektrike ka qenë i ngadaltë në rinovimin e modeleve të vjetra pasi normat e larta të interesit kanë ulur oreksin e konsumatorit për artikuj të shtrenjtë, ndërsa rivalët në Kinë, tregu më i madh i makinave në botë, po nxjerrin në treg modelet më të lira.

Tesla kishte anuluar nxjerrjen në  treg të një makine të përballueshme të premtuar prej kohësh, të cilën investitorët po E prisnin për të nxitur rritjen e tregut masiv. Musk e mohoi raportin, por nuk identifikoi ndonjë pasaktësi specifike. Tesla kishte pushuar më parë 4% të fuqisë punëtore në Nju Jork në shkurt të vitit të kaluar, si pjesë e një raundi rishikimesh të performancës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0