Programe mësimore nëpër shkolla për financat e kursimet! Ja strategjia - Business Magazine Albania

Programe mësimore nëpër shkolla për financat e kursimet! Ja strategjia

Qytetarët shqiptarë kanë njohuri të ulëta financiare në raport me indeksin global. Për të rritur edukimin financiar Banka e Shqipërisë ka miratuar strategjinë 2024-2026, ku synohet që edukimi të nisë që në 9-vjeçare me orë mësimore për kursimin, të vijohet me një tekst të ri për gjimnazet mbi financat personale dhe me leksione në universitete për bankat, financat dhe ekonominë.

Një qytetar shqiptar zotëron njohuri financiare rreth 10% më pak sesa është mesatarja Globale. Në strategjinë për edukimin financiar 2024-2026 të hartuar nga Banka e Shqipërisë thuhet se individët në Shqipëri zotërojnë vetëm 53% të njohurive, sjelljeve dhe qëndrimeve të duhura financiare, krahasuar me mesataren globale prej 63%.

Për të rritur kulturën financiare Banka e Shqipërisë thotë se edukimi duhet të nisë që në bankat e shkollës në 9-vjeçare, për këtë arsye gjatë këtij viti planifikohet zhvillimi i orëve mësimore për të informuar nxënësit mbi rëndësinë e kursimit.

Po ashtu brenda muajit gusht do të rishikohet teksti mësimor për gjimnazistët “Financat personale në duart tuaja”, me synim pasurimin e tekstit, me elemente të reja. Ky tekst do të jetë gati vitin arsimor 2024-2025.

Ndërsa nëpër universitete që nga ky vit do të zhvillohen leksione për rritjen e njohurive financiare të studentëve mbi tema të lidhura me bankingun qendror, financat dhe ekonominë.

Në strategji thuhet se për të avancuar më tej drejt kulturimit financiar të popullatës do të krijohet një portal unik për edukimin që do shërbejë si burim bazë informacioni financiar.

Një kulturë e mirë financiare thotë Banka e Shqipërisë i mbron qytetarët nga rreziku i borxhit të tepërt, përdorimit të të ardhurave dhe nga ana tjetër i orienton drejt kursimit.

“Me rritjen e kulturës financiare, individët familjarizohen me produktet financiare, mundësitë që ofrojnë ato në terma të pagesave, kursimeve dhe investimeve, si dhe fillojnë t’i aksesojnë dhe t’i përdorin ato. Individët e edukuar financiarisht mund të mbrohen më mirë ndaj borxhit të tepërt, rreziqeve që mbartin produktet dhe shërbimet financiare, mbrojtjes së të dhënave të tyre personale, praktikave mashtruese”, thuhet në strategji.

Në fokus të strategjisë do të jetë edhe edukimi financiar drejt përdorimit të teknologjisë, në mënyrë që të përdorin më shumë shërbimet elektronike, S(prsh.. pagesa me kartë, transferta elektronike, pagesa dhe blerje online).

Sipas strategjisë edhe pse 50% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se bëjnë një plan se si do ti shpenzojnë të ardhurat e tyre, vetëm 42% arrijnë të zbatojnë. Nga ana tjetër vetë 26% e shoqërisë mban shënim shpenzimet e kryera, kjo kategori që gjurmon shpenzimet e përditshme sipas Bankës së Shqipërisë kanë indeks më të lartë të kulturës financiare.

Tre janë objektivat kryesore të kësaj strategjie të miratuar edhe me asistencë të Bankës Botërore.

Miradministrimi i financave personale me qëllim që të përmirësohet shfrytëzimi i tyre, për të paguar faturat, përmbushur angazhimet e tjera financiare dhe për të marrë vendime racionale për shpenzimet bazuar në nevojat dhe prioritetet personale apo familjare.

Planifikimi dhe kursimi për të ardhmen, me synim që të edukohen qytetarët në bërjen e një plani mbi shpenzimet që ata do të kenë në afatmesëm dhe afatgjatë , si për shembull, planifikimi për arsimim, blerja e një shtëpie, apo dalja në pension, arritja e të cilave kërkon ndërmarrjen e hapave konkretë.

Dhe së fundmi është parandalimi dhe mbrojtja e konsumatorit ndaj ndryshimeve dhe abuzimeve financiare, në mënyrë që të informohen sa më shumë qytetarët për të mos rënë pre e mashtrimeve financuare, si dhe për t’ju dhënë një orientim se ku mund të marrin zgjidhje nëse janë pre e një mashtrimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0