WhatsApp mohon raportimet se platforma e saj po eksploron vendosjen e reklamave - Business Magazine Albania

WhatsApp mohon raportimet se platforma e saj po eksploron vendosjen e reklamave

Kreu i WhatsApp të premten mohoi një raport të Financial Times ku thuhej se platforma e mesazheve ishte duke eksploruar reklama teksa provonte të rriste fitimin.

Aplikacioni nga disa analistë shihet si një mundësi e artë e rritjes, edhe disa vite pasi Meta e kishte blerë platformën në vitin 2014 për një shifër prej 19 miliardë dollarëve, e që është blerja e tyre më e madhe.

Raporti i FT thotë se disa ekipe në Meta kanë diskutuar se nëse duhet të shfaq reklama në listën e bisedave me kontaktet në ekranin e WhatsApp, por nuk është marrë akoma asnjë vendim final, raporton Reuters.

“Kjo storje e @FT është e rreme. Ne nuk po jemi duke e bërë këtë,” tha kreu i WhatsApp Will Cathcart në një postim në platformën e mediave sociale X.

Meta nuk ofron publikisht fitimet e WhatsApp, por Visible Alpha vlerëson se platforma vetëm gjatë 3 mujorit të fundit kishe gjeneruar 1.06 miliardë dollarë, gjë përfaqëson një vlerë prej afro 3 për qind të të gjithave fitimeve nga kompania e rrjeteve sociale.

Çdo veprim për të përfshirë reklama në WhatsApp do të mund të rezultonte jo edhe aq e popullarizuar me përdoruesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0