“Ofrimi i turizmit me identitet po i bën agroturizmet konkurrues” - Business Magazine Albania

“Ofrimi i turizmit me identitet po i bën agroturizmet konkurrues”

Flet Altin Prenga, “Mrizi i Zanave” Agroturizmet po ia dalin që të kenë atë që njihet si turizëm gjithëvjetor.

Të huaj apo shqiptarë janë të pranishëm gjatë 12 muajve të vitit me rezervime paraprake, në kërkim të një përvoje ndryshe.

Altin Prenga, nga “Mrizi i Zanave”, pohon se çelësi i këtij suksesi është ofrimi i një turizmi me identitet, ku konsumohet e ‘jetohet’ shqip dhe jo ofrimi i një përvoje standarde, që mund ta hasësh kudo.

Ofrimi i një pakete autentike e bën turistin më të predispozuar për të shpenzuar dhe për të provuar diçka të re. Pikërisht ky element po i bën këto sipërmarrje konkurruese sot në treg.

Produktet dhe përvoja në një agroturizëm, nëse është e veçantë, “udhëton” me turistin, duke u shpërndarë dhe duke rritur numrin e vizitorëve potencialë.

 

Si ka qenë interesi dhe frekuentimi i agroturizmeve gjatë këtij viti duke pasur parasysh fluksin e lartë turistik në vend?

Ne si agroturizëm kemi frekuentim gjatë 12 muajve të vitit nga të huajt, por edhe nga shqiptarët e rajonit si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe sigurisht Kosova.

Këtë vit është vënë re një tendencë e vizitorëve nga disa vende që nuk na kanë pasur në radar, në mënyrë kaq të zgjeruar si Brazili, Portugalia. Nga shifrat që nxjerrim ne nga platforma Booking, kryesojnë gjermanët.

Janë një nga grupet më të qëndrueshme, që bëjnë rezervime afatgjata, 5-6 muaj para, pasi pëlqejnë të programojnë përpara gjithçka. Tek ne janë të dytët pas shqiptarëve të Kosovës.

Ky vit nuk ka rezultuar shumë i mbarë për prodhimin bujqësor për shkak të kushteve klimatike. A e keni konstatuar ju këtë dhe cilat janë pasojat që ka sjellë në prodhim?

Të them të drejtën, ndryshimet klimatike për shumë produkte kanë dhënë efekt negativ. Ka qenë një stinë e vonë, me përmbytje që ka krijuar dëme të shumta.

Nga ana tjetër, te rrushi është një situatë katastrofike me sëmundje dhe prodhimi nuk do të jetë shumë i mirë këtë vit. Këmbimi i Euros ka qenë një tjetër goditje për ne, pasi ka qenë i pavaforshëm.

Shumicën e rezervimeve ne i kemi nga Booking dhe monedha është Euro. Në nivelet që ka shkuar tani në raport me Lekun, humbja është 15%.

Kostot janë më të shtrenjta dhe në një vit kaq të mirë turizmi, marzhi duhet të ishte më i mirë.

Si është situata për produktet e mishit dhe bulmetrat, duke qenë se dhe ato janë më të shtrenjta?

Çmimet mbeten të shtrenjta. Ka ndikuar sidomos krahu i punës i larguar dhe kërkesa e Europës për energji të reja që ndikon drejtpërdrejt.

Gjithsesi, mendoj se ky është një moment i mirë për ata që prodhojnë dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Ne si vend e meritojmë që çmimet të jenë të shtrenjta madje edhe më shumë se kaq pasi i kemi të gjitha kushtet, tokë, ujë, klimë dhe nuk i shfrytëzojmë siç duhet.

Ndaj kemi në treg çmime të çuditshme në sezon për fikun, qershinë, domatinat. Për shembull, këto të fundit në treg i gjen për 3.5 euro kilogrami, unë i prodhoj vetë dhe nuk ndikohem nga tregu.

Mendoj se tek ne njerëzit nuk duan të merren më me këtë punë, pra me prodhimin, nuk kanë fokus.

Është për të ardhur keq, pasi jemi në një moment shumë të mirë, kur të huajt kanë kthyer gjithë vëmendjen te ne dhe duan të hanë shqip.

Kjo gjë po vë në piedestal ata që prodhojnë. Uroj që të ketë reflektim dhe të shkohet drejt prodhimit.

Është krijuar perceptimi sikur turistët nuk konsumojnë shumë, apo nuk duan të shpenzojnë. A e shihni ju këtë tendencë?

Duhet të kuptojmë që të japësh ushqim pa identitet të bën jo konkurrues dhe për rrjedhojë, turistët nuk do kenë tendencën të shpenzojnë tek ti.

Personalisht kur iki në zonat detare, zgjedh që përpara verës industriale, të ha një gjellë shqiptare, një pjatë fasule Kosove në Shëngjin. Nuk mund të pretendojmë që turisti të vijë të shpenzojë për mediokritet. Tendenca e tyre është të jetojnë përvojën qoftë me gjëra të thjeshta, por me identitet.

Të gjithë ato sipërmarrje që ofrojnë përvojë territori me identitet janë të gjithë plot dhe në rritje. Fakti që ka kërkesë për këtë lloj turizmi dhe të gjithë kanë frekuentim të lartë, tregon se çfarë realisht pëlqejnë turistët.

Goli kryesor që kemi bërë ne ka të bëjë me prodhimin. Kur klientët sigurohen që ky produkt është shqiptar, janë të emocionuar.

Çdo ditë ne kemi kampera në strukturën tonë, le të themi mesatarisht dhjetë të tillë. Nga këta, të paktën tetë e ndalin makinën te dubaja (dyqani i vogël me prodhime vendi) dhe marrin produkte para se të ikin.

Blejnë djathë, gjalpë, gliko, reçel, raki, verë. Në këtë formë po mbjellim një turizëm spektakolar, pasi kjo është forma që shëtit fjala e mirë, duke shtuar rrethin e atyre që na vizitojnë.

Është krijuar perceptimi sikur turistët nuk konsumojnë shumë, apo nuk duan të shpenzojnë. A e shihni ju këtë tendencë?

Duhet të kuptojmë që të japësh ushqim pa identitet të bën jo konkurrues dhe për rrjedhojë, turistët nuk do kenë tendencën të shpenzojnë tek ti.

Personalisht kur iki në zonat detare, zgjedh që përpara verës industriale, të ha një gjellë shqiptare, një pjatë fasule Kosove në Shëngjin. Nuk mund të pretendojmë që turisti të vijë të shpenzojë për mediokritet. Tendenca e tyre është të jetojnë përvojën qoftë me gjëra të thjeshta, por me identitet.

Të gjithë ato sipërmarrje që ofrojnë përvojë territori me identitet janë të gjithë plot dhe në rritje. Fakti që ka kërkesë për këtë lloj turizmi dhe të gjithë kanë frekuentim të lartë, tregon se çfarë realisht pëlqejnë turistët.

Goli kryesor që kemi bërë ne ka të bëjë me prodhimin. Kur klientët sigurohen që ky produkt është shqiptar, janë të emocionuar.

Çdo ditë ne kemi kampera në strukturën tonë, le të themi mesatarisht dhjetë të tillë. Nga këta, të paktën tetë e ndalin makinën te dubaja (dyqani i vogël me prodhime vendi) dhe marrin produkte para se të ikin.

Blejnë djathë, gjalpë, gliko, reçel, raki, verë. Në këtë formë po mbjellim një turizëm spektakolar, pasi kjo është forma që shëtit fjala e mirë, duke shtuar rrethin e atyre që na vizitojnë.

 

Ju jeni zgjeruar vit pasi viti, duke krijuar një cikël të plotë në agroturizmin tuaj. Pas kësaj vendosët të fokusoheshit edhe te vera. Në çfarë faze jeni dhe cila është pika ku po jepni më shumë vëmendje?

Ne kemi ritmet tona dhe nuk mund të shkojmë mbi to. Duam të përmirësojnë standardin.

Përtej asaj që kemi krijuar është prodhimi që mund të zgjerohet. Na kanë kufizuar pak, siç e thamë, kostot e larta dhe konvertimi Euro/Lek që ka qenë i tmerrshëm, por kjo nuk do të na e ndalë hapin.

Duam që potencialisht të rritemi si zonë, duke përcjellë efektin te nisma të tjera private. Për mua sot është e pabesueshme që në fshatin që dikur e lashë duke qarë dhe pa shpresë sot ka qytetarë nga e gjithë bota.

E shoh ende të zbehtë nismën e bashkëfshatarëve të mi për të investuar apo për të zgjeruar diçka që plotëson paketën e kësaj zone.

Nëse flasim për Ranën e Hedhun, Valbonën, Thethin ka investime, por këtu tek ne ende nuk është kuptuar mundësia e madhe që na është dhënë.

Ne po nxisim bashkëfshatarë tanë të hapin dhomat e para për turistë, duke parë kërkesën e lartë dhe kapacitetin e kufizuar. Këtë vit, për herë të parë, kemi mbjellë oriz, duke rënë dakord me një shok, të cilit i kam dalë garant për t’i blerë gjithë sasinë me çmim fiks.

Ne vetë po prodhojmë prej disa vitesh oriz në mënyrë individuale, por kjo është një formë tjetër bashkëpunimi ku 7 dynymë janë të mbjellë për llogari tonën.

Kjo formë bashkëpunimi është shumë e mirë, pasi ne nuk mund të përballojmë të bëjmë çdo gjë, por mund të krijojmë një zinxhir të tillë, i cili e zgjeron përfitimin te të tjerët.

Cilat janë pritshmëritë tuaja për pjesën tjetër të vitit, duke pasur parasysh rezervimet paraprake që keni për gjithë verën?

Është spektakolare. Nuk kemi dhoma të lira as në shtator. Çdo gjë është e pabesueshme dhe të refuzosh qindra email-e nga e gjithë bota për të thënë se nuk ka mundësi akomodimi është diçka e rrallë për turizmin me identitet.

E theksoj, turizmi me identitet duhet të jetë shumë lart këtë vit dhe ata që vijnë nuk duan të provojnë eksperienca që nuk të japin emocion, apo nuk kanë autenticitet.

Shqipëria po përjeton një moment të rrallë në turizëm, por në morinë e ofertës që kemi për ata që na vizitojnë, duket sikur turizmi elitar ka mbetur pjesës që jemi në fusha e male. Monitor

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0