FBI: Nuk duhet t'i karikoni pajisjet në qendra tregtare apo aeroporte

FBI: Ja pse nuk duhet t’i karikoni kurrë pajisjet tuaja smart në aeroporte apo qendra tregtare!

Stacionet e karikimit në një aeroport ose qendër tregtare ndonjëherë mund të jenë shpëtimtare, por këto spote publike janë vendi numër një për hakerat, sipas bazës së FBI-së në Denver.

Sipas FBI-së, hakerët kanë gjetur mënyra për të përdorur stacionet e karikimit publik për të injektuar malware dhe për të gjurmuar një pajisje.

Lexo edhe: Jeni ende në kohë të lexoni 1 nga 10-të librat më të mirë për verën

FBI-ja nuk është e vetmja agjenci federale që paralajmëron për rrezikun e paraqitur nga stacionet e karikimit. Disa paralajmërime janë postuar gjithashtu në faqen e internetit të FCC.“Malware i instaluar përmes një porte të stacionit të karikimit mund të bllokojë pajisjen ose të kapë të dhëna personale apo edhe fjalëkalime. Kriminelët më pas mund ta përdorin këtë informacion për të hyrë në llogaritë në internet ose për t’ua shitur atë personave të tretë”- Paralajmërimet e ekspertëve.

FBI-ja ofron udhëzime të ngjashme në faqen e saj për të shmangur karikuesit publikë. Buletini nuk tregoi ndonjë rast të fundit të dëmit ndaj konsumatorëve nga “juice jacking”. Zyrja e FBI-së në Denver tha se mesazhi ishte i kuptuar si një këshillim, dhe se nuk kishte rast të veçantë që e shkaktoi atë.

Komisioni Federal i Komunikimeve gjithashtu ka paralajmëruar për “juice jacking”, siç quhet skema e ngarkimit të malware, që nga viti 2021.

Përmes kablloveve USB të komprometuara, pajisjet e konsumatorëve mund të kapen me software që pastaj mund të rrëmbejnë emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet, paralajmëroi FCC-ja në atë kohë. Komisioni i tha konsumatorëve të shmangnin stacionet publike të karikimit.

Duke pasur parasysh se sa informacione personale ruhen në telefona këto ditë, vjedhje të tilla të fshehta mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0