"Travel Fest Albania" nis të hënën Edicionin e II - Business Magazine Albania

“Travel Fest Albania” nis të hënën Edicionin e II

“Travel Fest Albania”, i pari i llojit të tij në Shqipëri, nis të hënën maratonën filmike të Edicionit të II.
Organizatorët e tij thonë se energjia e mirë e  skuadrës premton emocione të forta për të gjithë filmdashësit.
Nga data 3 deri më 7 korrik, Tirana, Durrësi dhe Gjirokastra do të mirëpresin më shumë se 50 autorë të huaj, me gjuhën universale të filmit dhe fotografisë.
Kryefjala e produksioneve do të jetë natyra, mjedisi, turizmi, trashëgimia dhe historia, praktikisht, gjithçka që bën bashkë të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
“Travel Fest Albania” është një eksperiencë sa fantastike, po aq edhe sfiduese, edhe për vetë anëtarët e jurisë.
Filmat pjesëmarrës, të orientuar së tepërmi edhe drejt tendencave më inovatore të realizimit, do të shfaqen përgjatë ditës në 5 kinema të hapura  në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0