Media franceze artikull për Piramidën e Tiranës: Gati për t’u kthyer në qendër të teknologjisë si në Paris dhe Berlin - Business Magazine Albania

Media franceze artikull për Piramidën e Tiranës: Gati për t’u kthyer në qendër të teknologjisë si në Paris dhe Berlin

Transforimi i piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në rajon ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.
Media e njohur franceze, “21 Minutes”, i ka kushtuar një artikull piramidës së Tiranës.

“Vepra që dikur i kushtohej një diktatori komunist sot është gati për t’u rikthyer në një qendër të teknologjisë ku të rinjtë do të kenë mundësinë për të krijuar të ardhmen e tyre”.

Më pas, shkruan “21 Minutes”, Piramida shërbeu si vendndodhje e zyrave të NATO-s, si ambient për ambasadën e SHBA, por gjithashtu shërbeu si lokal, klub nate, studio televizive.

Duke bërë një kronologji të ngjarjeve që ndodhen më tutje, në artikull thuhet se pasi dështoi projekti për ta kthyer objektin në teatër, ai u la i braktisur dhe në harresë për shumë vite ndërkohë që sot ajo është e rinovuar , gati për të zhvilluar kurse të teknologjisë.

Programi i edukimit digjital që ka për qëllim të aftësojë të rinjtë në këtë fushë, krahasohet me ato të qyteteve si Parisi apo Belini. “Ky program i edukimit digjital ekziston tashmë në qytete si Parisi apo Berlini. Në Tiranë, ai ka si qëllim të aftësojë të rinjtë në fushën digjitale”.

Drejtoresha e TUMO Tirana, Shqipe Berisha shprehet për median franceze se njohuritë që të rinjtë do të përfitojnë në këtë qendër do u shërbejnë atyre për të ardhmen.

“Të gjithë njohuritë që të rinjtë do të përfitojnë këtu, do u vlejnë atyre tani, por kryesisht do u shërbejnë në të ardhmen , çfarëdo lloj profesioni ata do të zgjedhin të ushtrojnë në të ardhmen”, shprehet Shqipe Berisha (drejtoreshë e TUMO Tirana) për median franceze. 20min

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0