Skandal: Infermierja transmeton direkt në TikTok procesin e lindjes së foshnjës - Business Magazine Albania

Skandal: Infermierja transmeton direkt në TikTok procesin e lindjes së foshnjës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth 200 persona në Serbi kanë ndjekur drejtpërdrejtë në internet procesin e lindjes nga klinika gjinekologjike Fronti Kombëtar.

Infermierja e klinikës kishte transmetuar procesin e lindjes drejtpërdrejtë në rrjetin sociale TikTok.
Mjaftoi ky veprim që qytetarët e këtij vendi të reagojnë ashpër.

“A është e mundur që si shoqëri të mos kemi vetëdije çfarë është e drejtë? Jam i tmerruar me budallallëkun. Sot në ora 4:30 të mëngjesit duke përdorur TikTokun, hasa në një transmetim direkt. Procesin e lindjes e ndiqnin direkt 200 persona”, ishin disa nga komentet e qytetarëve serbë.
Lexo: Robotë me ndërgjegje, krijuesit e AI revolucionojnë shkencën

Xhirimi dhe publikimi i lindjes së fëmijës është rreptësisht i ndaluar me Aktin e Kujdesit Shëndetësor, ndërsa drejtuesit e klinikës kanë deklaruar se dënojnë ashpër veprimet e infermieres dhe theksuan se ajo është pezulluar menjëherë dhe se ka nisur procedimi disiplinor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0