Për ata që janë mësuar të praktikojnë joga, ky emër me siguri nuk është i ri. Frymëmarrja ujjayi. Një teknikë specifike e frymëmarrjes e njohur gjithashtu si “ frymëmarrja fitimtare ” e cila ndihmon në rritjen e përqendrimit, qetësimin e mendjes dhe kontrollin e frymëmarrjes.
Si bëhet:
Fillohet në një pozicion të rehatshëm, me sy të mbyllur dhe përpiqemi të relaksojmë trupin; më pas merret frymë thellë, duke relaksuar muskujt e shpatullave, qafës, nofullës dhe fytyrës; merrni frymë ngadalë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës, duke lëshuar tingullin haaa, lehtë dhe pa bërtitur;
Lexo: Disa fjalë që duhet ti shmangni nëse po shkruani një CV.
gjithçka përsëritet disa herë, duke u përpjekur të ngadalësoni frymëmarrjen duke e bërë atë të qetë dhe të thellë; pastaj mbyllni gojën dhe vazhdoni duke thithur ajrin përmes hundës, më pas, nxirrni ajrin përsëri nga hunda dhe përsëriteni disa herë;

Disa nga përfitimet:
Ulje të shpërqendrimit; relaksimi i zonave specifike të trupit dhe çlirimi i tensioneve; ulje e dhimbjes së kokës; forcimi i sistemit nervor dhe tretës; përmirësimi i sistemit të qarkullimit të gjakut; rritja e fleksibilitetit të trupit; ngadalësimi i rrahjeve të zemrës; përmirësimi i gjendjeve të pagjumësisë. vinmec
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto